Tragjike në Indi/ U hodhën nga treni pas një alarmi për zjarr, 11 persona humbin jetën, u përplasën nga një tren tjetër
22 Janar 2025, 20:28 / BOTA

Njëmbëdhjetë persona që u hodhën nga një tren kur u dëgjua një alarm zjarri. Por për fat të keq ata u vranë nga një tren që po afrohej. Lajmin e njoftuan sot autoritetet në shtetin qendror indian të Maharashtra.
Aksidenti ka ndodhur në rrethin Jalgaon, rreth 400 km nga Mumbai. Një zëdhënës i Hekurudhave Indiane shpjegoi se paniku shpërtheu në një tren për në Mumbai kur dikush ngriti alarmin për një zjarr në një vagon.
"Disa pasagjerë u hodhën nga treni" në shina dhe më pas u fshinë nga një tren tjetër që lëvizte në drejtim të kundërt," tha ai.
“Njëmbëdhjetë persona u vranë dhe pesë po marrin kujdes mjekësor”, tha një zyrtar lokal, Ayush Prasad, për televizionin ABP Majha.
-
Kë votuan banorët si lider të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”?
22 Janar, 20:18 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


