Tramavaji elektrik i turistëve del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 persona gjetën vdekjen dhe 18 të tjerë u plagosën të tjerë u plagosën në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, pasi një tramvaj elektrik, doli nga shinat dhe u përmbys. Autoritetet ende nuk i kanë identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.
“Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.
Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat.
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes.
Linja, e hapur në vitin 1885, lidh qendrën e Lisbonës pranë sheshit Restauradores me Bairro Alton.
Ajo është një nga tre linjat që operohet nga kompania publike e transportit urban, Carris, dhe përdoret si nga turistët, ashtu edhe nga banorët vendas.
Portugalia, dhe në veçanti Lisbona, kanë përjetuar një bum turistik gjatë dekadës së fundit, me vizitorë që mbushin qendrën e popullarizuar të qytetit gjatë muajve të verës./Rel
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128