Trump dhe Harris në përballjet e fundit/ Diferenca mes dy kandidatëve me vetëm 1 pikë përqindjeje

2 Nëntor 2024, 20:54 / BOTA ALFA PRESS

Trump dhe Harris në përballjet e fundit/ Diferenca mes dy

Këtë të shtunë Donald Trump dhe Kamala Harris po mbajnë disa tubime në Xhorxhia, Virxhinia dhe Karolinën e Veriut. Gjatë fjalës së tij Trump paralajmëroi pjesëmarrësit se një fitore e Harris do të thotë shkatërrim për ekonominë amerikane.

A jeni më mirë tani sesa ishit katër vite më parë? A mund ta imagjinoni nëse Kamala fiton? Vendi do të përballet me një depresion të stilit të vitit 1929. ‘Makthi i inflacionit’ të Kamala Harris u ka kushtuar familjeve amerikane mijëra dollarë.

Teksa Harris nga ana tjetër e përshkroi rivalin e saj Trump si një katastrofë.

Trump është një kërcënim për njerëzit që punojnë, sjellja e tij ndaj tyre është një katastrofe. Ulja e kostos së jetesës është përparësia ime kryesore.

Ndërsa dy kandidatët për president vijojnë turet e tyre të takimeve deri më tani bëhet e ditur se në të gjithë vendin kanë votuar mbi 70 milionë persona. Referuar sondazheve kombëtare diferenca mes dy kandidatëve është ngushtuar në vetëm 1% ku demokratja Kamala Harris kryeson me 48% të votave përballë Trump me vetëm  47%.

Në keto zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 240 milionë njerëz ndërsa shtetet kryesore që pritet të vendosin fituesin mbeten Arizona, Georgia, Michigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

 

Po ndodh...

ide