Trump do të marrë pjesë në funeralin e Charlie Kirk, Presidenti i SHBA: Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të marrë pjesë në funeralin e aktivitetit Charlie Kirk.
“Funerali do të mbahet në Arizona. Ata më kanë kërkuar të shkoj dhe unë e kam për detyrim. Kur të jetë caktuar funerali, unë do të shkoj”, tha Trump.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump sulmoi përsëri “të majtën radikale”, duke thënë “Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale. Ne duhet t’i godasim ata fort”.
Në një deklaratë tjetër, presidenti amerikan theksoi nevojën për një përgjigje jo të dhunshme nga mbështetësit e tij, duke thënë se “Charlie Kirk ishte kundër dhunës. Kjo është mënyra se si dua që njerëzit të reagojnë“.
Ndërkohë bashkëshortja e Kirk, Erika Franzweg është fotografuar duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha. Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
