Trump "i sëmurë"?/ Reagon zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë të enjten.
Sipas zëdhënëses së shtypit, Karoline Leavitt, 79-vjeçari iu nënshtrua një kontrolli të detajuar nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë, pasi kishte vërejtur ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme.
Mjeku i tij personal, Sean Barbabella, njoftoi se ekografia Doppler e kryer në këmbët e Trump zbuloi praninë e pamjaftueshmërisë kronike venoze.
Kjo gjendje, e zakonshme tek të moshuarit, ndodh kur valvulat në venat e këmbëve nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar grumbullim të gjakut.
Megjithatë, sipas deklaratës zyrtare, nuk u konstatuan shenja të trombozës së thellë venoze apo probleme në arterie.
Rezultatet e analizave laboratorike dhe ekokardiogramës ishin brenda kufijve normalë, pa sinjale për dëmtim të zemrës, veshkave apo ndonjë gjendje tjetër.
Pamjaftueshmëria venoze prek çdo vit mbi 150 mijë persona në Shtetet e Bashkuara dhe zakonisht manifestohet me ënjtje, dhimbje, ndryshime në lëkurë dhe vena me variçe. Gjendja menaxhohet përmes trajtimeve mjekësore ose procedurave të specializuara, në varësi të shkallës së saj.
Sipas mjekëve, diagnoza e Trump nuk përbën arsye për alarm, duke pasur parasysh moshën dhe gjendjen e tij fizike. “Ky është një zhvillim i zakonshëm për moshën dhe peshën e tij,” u shpreh Dr. Jeremy Faust nga Harvard Medical School.
Po ashtu, në dorën e djathtë të ish-presidentit janë vërejtur mavijosje, të cilat sipas Leavitt, lidhen me shtrëngimet e shpeshta të duarve dhe përdorimin e aspirinës në kuadër të një protokolli parandalues për sëmundjet kardiovaskulare.
Shtëpia e Bardhë theksoi se Trump vazhdon të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk përjeton shqetësime të ndjeshme.
Në rast se rizgjidhet në Nëntor, Trump do të bëhet presidenti më i moshuar në historinë amerikane në fillim të një mandati të dytë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

