Trump sulmon Harris dhe Walz: Synojnë ta kthejnë SHBA-në në një vend komunist
Donald Trump ka sulmuar sërish kandidaten për presidente të demokratëve, Kamala Harris dhe kandidatin e saj për zv. president, Tim Walz.
Fillimisht kandidati republikan për president tha se “nuk mund të ishte më i emocionuar” që zonja Harris, 59 vjeçe, kishte zgjedhur Tim Walz-in si kandidatin e saj për zëvendëspresident që sipas tij “i pëlqejnë shumë transgjinorët”.
Të dhënat e Walz-it si guvernator i Minesotës janë vënë në qendër të vëmendjes që nga njoftimi, me republikanët që përmendin historinë e tij për çështjet transgjinore.
60-vjeçari nënshkroi një projektligj për bërjen e Minesotës si një “strehë trans-ësh”, si dhe një urdhër ekzekutiv vitin e kaluar duke e bërë shtetin ndër të parët që mbron qasjen në kujdesin shëndetësor që afirmon gjininë.
Trump, ka quajtur gjithashtu Harris dhe Walz një “dyshe radikale të së majtës”, dhe se synimi i tyre është të kthejnë Amerikën në një vend komunist.
“Kjo është një dyshe që do të donte që ky vend të bëhej komunist menjëherë, nëse jo më shpejt”. Atij i pëlqejnë shumë transgjinorët. Çdo gjë që është transgjinore ai mendon se është e mrekullueshme.” tha Trump në emisionin e mëngjesit të Fox News Fox & Friends.
Pengesa e projektit amerikan
ide
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
9 shtatorët e zinj të Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128