Trump paralajmëron një plan të përbashkët me Rusinë dhe Kinën për çarmatim bërthamor
5 Nëntor 2025, 23:12 / BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet sot se mund të jetë duke punuar së bashku me Rusinë dhe Kinën për një plan të mundshëm çarmatimi bërthamor, pa dhënë asnjë detaj konkret mbi këtë nismë.
Gjatë një fjalimi në një forum biznesi në Majami, Trump tha: “Kemi rishikuar arsenalin tonë bërthamor, jemi fuqia numër një në botë në këtë fushë, edhe pse e urrej ta pranoj, sepse është diçka e tmerrshme.”
Ai shtoi se Rusia është e dyta dhe Kina e treta me diferencë, por pritet të arrijnë SHBA brenda katër ose pesë viteve të ardhshme.
“Mund të jemi duke punuar mbi një plan për çarmatim bërthamor, të treja vendet. Do të shohim nëse do të ketë rezultat,” përfundoi presidenti amerikan.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


