Trump premtoi deklaratë të rëndësishme për Rusinë, zëdhënësi i Kremlinit: Jemi duke pritur!
11 Korrik 2025, 15:37 / BOTA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është duke pritur “deklaratën e rëndësishme” që Presidenti Donald Trump njoftoi se do ta jepte të hënën.
Në një intervistë me NBC News, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte "i zhgënjyer" me Rusinë dhe do të kishte një "deklaratë të rëndësishme" për të bërë.
Ai tha gjithashtu se SHBA-të do të furnizojnë me armë Ukrainën nëpërmjet NATO-s, raporton A2 CNN.
Kur u pyet për dërgesat e reja të armëve të NATO-s në Ukrainë, Peskov e quajti atë "thjesht biznes", pasi Kievi kishte marrë tashmë armë edhe para këtij zhvillimi.
Kujtojmë se megjithë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, diçka e tillë duket ende larg.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


