
Trump reagon për herë të parë pas telefonatës me Putinin: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka bërë një postim në platformën Truth Social pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi sot me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai thotë se beson që telefonata shkoi “shumë mirë”, duke shtuar se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës”.
Gjatë telefonatës me Putinin, presidenti amerikan thotë se “toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera”.
Nëse klima nuk do të ishte e mirë, do ta thoja që tani, shkruan Trump, i cili thotë se kushtet për një armëpushim dhe paqe do të bien dakord vetëm midis dy vendeve ndërluftuese “sepse ato i dinë detajet e një negociate që askush tjetër nuk do t’i dinte”.
Ai më pas thotë se Rusia dëshiron të bëjë “tregti në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara kur të mbarojë kjo ‘gjakderdhje’ katastrofike”, ndërsa Ukraina “mund të jetë një përfituese e madhe në procesin e rindërtimit të vendit të saj”.
Ai thekson se i informoi udhëheqësit ndërkombëtarë mbi bisedën që pati me presidentin rus dhe përfundon duke thënë se Vatikani “do të ishte i interesuar të priste” bisedimet e paqes”.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128