
Trump risjellë propozimin për orë të përhershme: Ndaloni ndërrimin e orës, është e kushteshme! Njerëzit duan më shumë dritë pasditeve

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për ta bërë të përhershme kohën e kursimit, mes përpjekjeve dypartiake në Kongres për të siguruar një orë shtesë të ditës gjatë muajve të dimrit, nga nëntori në mars.
“Dhoma dhe Senati duhet të përpiqen fort për më shumë diell në fund të ditës”, shkroi Trump në platformën “Truth Social”.
“Është shumë popullor dhe, më e rëndësishmja, ne nuk do të kemi më nevojë të ndryshojmë orët – një shqetësim i madh dhe për qeverinë tonë, një ngjarje shumë e kushtueshme!” shtoi ai.
Trump e kishte mbështetur propozimin vitin e kaluar, por muajin e kaluar ai u duk se u tërhoq, duke shprehur rezerva për shqetësimet e shprehura nga shtetet veriore të SHBA-së për mundësinë që fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë gjatë muajve të dimrit.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale muajin e kaluar, Trump pranoi se “është e vështirë të emocionohesh për këtë çështje” pasi “publiku është i ndarë – shumë e duan kështu, shumë e duan kështu”.
“Unë mendoj se njerëzit do të donin më shumë dritë në orët e vona të pasdites,” tha ai, “por ka edhe nga ata që preferojnë më shumë dritë në mëngjes, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos shkojnë në shkollë në errësirë.”
Diskutimi për ndryshimin e sistemit aktual filloi më seriozisht në vitin 2022, kur Senati miratoi njëzëri një projekt-ligj nga senatori i atëhershëm Marco Rubio – tani Sekretar i Shtetit nën administratën Trump. Pavarësisht miratimit të papritur, propozimi në fund të fundit “ngeci” në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nuk eci përpara.

ide

Fushata e lodhur e Edi Ramës!


5 mësime që Berisha i dha Shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128