Trump shpjegon rritjen e tarifave ndaj Zvicrës: Ishte shumë agresive, nuk më pëlqeu mënyra se si folën me mua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka urdhëruar një rritje shtesë prej 9% të tarifave ndaj Zvicrës, duke e çuar nivelin e tyre në 39%, pasi – sipas tij – nuk i pëlqeu mënyra si iu drejtua një zyrtare zvicerane gjatë një telefonate. Në një intervistë për Fox Business, Trump tha se fillimisht kishte vendosur një tarifë prej 30%, të cilën e cilësoi “shumë të ulët”. Ai tregoi se më pas kishte marrë një telefonatë urgjente nga Carina Keller-Sutter, anëtare e Këshillit Federal Zviceran, të cilën ai gabimisht e quajti “kryeministre”.
“Vendosa një tarifë prej 30%. Pastaj mora një telefonatë urgjente nga, mendoj, Kryeministrja e Zvicrës. Ajo ishte shumë agresive, por e sjellshme. Tha: ‘Zotëri, ne jemi një vend i vogël. Nuk mund ta bëjmë këtë.’ Nuk munda t’ia mbyllja telefonin,” u shpreh Trump. Sipas presidentit amerikan, ai i ka theksuar zyrtares se, pavarësisht madhësisë së vogël të vendit, Zvicra ka një deficit tregtar prej 42 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara. Ai pretendoi gjithashtu se Zvicra nuk paguan tarifa ndaj SHBA-së, ndërsa eksporton produkte “me një normë që askush nuk do ta besonte”.
“Vazhdimisht më thoshte: ‘Ne jemi një vend i vogël’. Nuk munda ta bëja të mbyllte telefonin. Kështu që, në vend që ta ulja tarifën, e ngrita nga 30% në 39%,” shtoi ai.
Deklarata të ngjashme Trump kishte bërë edhe gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku dukej i pasigurt nëse Zvicra ka kryeministër apo president, duke theksuar sërish se zyrtarja zvicerane ishte “shumë përsëritëse” në kërkesat e saj. Zvicra nuk ka një kryeministër apo president ekzekutiv. Vendi qeveriset nga një Këshill Federal me shtatë anëtarë, që ushtron pushtetin në mënyrë kolegjiale.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
