Trump urdhëron ndërtimin e një salle të re pritjesh në Shtëpinë e Bardhë! Fillon në shtator, kushton 200 milionë dollarë

31 Korrik 2025, 22:03 / BOTA ALFA PRESS

Trump urdhëron ndërtimin e një salle të re pritjesh në

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump njoftoi sot se do të nisë ndërtimi i një salle të re pritjesh në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë. Projekti, i cili do të fillojë në shtator, do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë dhe do të financohet nga vetë Trump dhe donatorë privatë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, tha se kjo pjesë e ndërtesës do të “modernizohet” me ndërtimin e kësaj salle të re, ndërsa stafi i vendosur aktualisht aty – përfshirë ndihmësit e zonjës së parë Melania Trump – do të zhvendoset përkohësisht në një zonë tjetër të kompleksit.

Salla e re pritëse do të ketë kapacitet për 650 të ftuar të ulur, gati trefish më shumë se “East Room”, salla më e madhe aktuale e Shtëpisë së Bardhë që përdoret për darka zyrtare dhe ngjarje madhore.

Trump ka shprehur në disa raste pakënaqësinë e tij për mungesën e hapësirës në ambientet ekzistuese për evente zyrtare, duke theksuar se “Shtëpia e Bardhë nuk ka një sallë të denjë për madhështinë e vendit”.

 

Po ndodh...

ide