Lajme flash

Turqi/ Kundërshtari politik i Erdogan paraqitet në gjykatë pas arrestimit

11 Prill 2025, 18:14 / BOTA ALFA PRESS

Turqi/ Kundërshtari politik i Erdogan paraqitet në gjykatë pas

Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rivali më i madh politik i Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka bërë paraqitjen e tij të parë në gjykatë që nga arrestimi muajin e kaluar.

Ai është akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm, por u shfaq në një gjykatë speciale në burgun Silivri, ku po akuzohet gjithashtu për përpjekje për të intimiduar prokurorin kryesor të Stambollit.

Arrestimi i Imamoglu ka shkaktuar protesta të mëdha kundër Erdoganit dhe është konsideruar një veprim politikisht të motivuar.

Opozita e ka quajtur arrestimin një “përpjekje grushti shteti” dhe ka kërkuar lirimin e tij.

Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për heqjen e akuzave dhe lirimin e Imamoglu.

Ndërkohë, qeveria turke ka mohuar çdo ndërhyrje politike, duke insistuar se gjyqësori është i pavarur.

 

Po ndodh...