Tusk i kërkon Erdoganit të marrë përgjegjësinë për stabilitetin rajonal: Turqia mund të jetë faktor vendimtar në zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi
12 March 2025, 19:13 / BOTA

Gjatë vizitës së tij në Ankara, kryeministri polak Donald Tusk i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të marrë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit rajonal.
Ai theksoi se Turqia mund të jetë një faktor vendimtar në zgjidhjen e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.
Në përgjigje, Erdogan e quajti miratimin e armëpushimit të Ukrainës një “hap pozitiv” dhe shprehu shpresën se Moska do të reagojë.
Ai ripohoi gjithashtu gatishmërinë e Ankarasë për të pritur negociatat nëse të dyja palët janë të gatshme të kthehen në tryezën e diskutimit.
Erdogan pritet të vizitojë Poloninë në prill.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


