U godit nga rrufeja në plazh, humb jetën 42-vjeçarja italiane
14 August 2024, 17:50 / BOTA

42-vjeçarja Pamela Di Lorenzo, ka ndërruar jetë pasi u godit nga rrufeja para 10 ditësh teksa qëndronte buzë detit, me një shoqen e saj në plazhin Alba Adriatica të Teramos në Itali.
Ajo u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u futur më pas në gjendje koma. Por 10 ditë pas ngjarjes tragjike, Di Lorenzo ndërroi jetë në spitalin e Teramos.
Pamela jetonte në Alba me bashkëshortin dhe djalin e saj të mitur.
Ajo ishte në plazh me një shoqe kur ra rrufeja, teksa pranë tyre ishte edhe një turist francez. Pamela ishte në gjendje më të rëndë ndër tre personat që kishin marrë goditjen e fortë elektrike atë mëngjes. Ajo kishte kaluar në arrest kardiak, ndërsa dy të tjerë që ishin pranë saj u plagosën më lehtë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128