U ngjitën për të bërë foto/ 15-vjeçarja humb jetën nga rrëzimi i një cope shkëmbi, plagoset shoqja

15 Korrik 2025, 20:40 / BOTA ALFA PRESS

U ngjitën për të bërë foto/ 15-vjeçarja humb
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cesiomaggiore, në provincën e Bellunos në Itali, ku një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën dhe një shoqe e saj është plagosur rëndë, pas rrëzimit të një copë shkëmbi mbi të cilin ishin ngjitur për të bërë foto.

Ngjarja ndodhi në zonën e Busche, përgjatë shtratit të lumit Piave. Sipas raportimeve të para, tri vajzat, të gjitha 15 vjeçe, ishin ngjitur në një shkëmb të pjerrët, pranë një piloni të vjetër të një ure, i vendosur ngjitur me një faqe shkëmbore, me qëllimin për të fotografuar veten.

Por në një moment, një bllok i madh guri u shkëput nga shpati dhe ra mbi njërën prej tyre, duke e shtypur për vdekje.

Një nga vajzat u plagos me disa thyerje, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndersa vajza e tretë shpëtoi pa lëndime.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shpejt ambulanca e spitalit Santa Maria del Prato në Feltre, si dhe një helikopter i emergjencës 118. Për shkak të dyshimeve fillestare se vajza mund të kishte rënë në ujë, zjarrfikësit e Bellunos dhe Feltres u angazhuan me një gomonë kërkimi, por kjo pistë rezultoi e pavërtetë.

Mjeku ligjor që mbërriti në vendngjarje konstatoi vetëm vdekjen në vend të vajzës. Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit, duke marrë dëshmitë e të pranishmëve.

 

Po ndodh...