“Ukraina mund të përdorë armët britanike kundër Rusisë”/ Moska reagon ashpër pas deklaratave të Cameron

Kremlini i ka cilësuar si përshkallëzim të rrezikshëm dhe të drejtpërdrejtë komentet e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, se Ukraina mund t’i përdorë armët britanike kundër caqeve brenda Rusisë, nëse dëshiron.
Dy ditë më parë, David Cameron i premtoi Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake. Gjatë një vizite në Kiev, ai theksoi po ashtu se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që i dërgon Britania për sulme brenda Rusisë. “Ukraina e gëzon atë të drejtë. Sikurse Rusia që po sulmon brenda Ukrainës, mund ta kuptoni lehtë pse Ukraina e ndien nevojën për t’u siguruar se po e mbron veten”, tha Cameron.
Komentet e Cameronit e bëjnë Britaninë të mbajë qëndrimin më luftarak kundrejt Rusisë teksa SHBA-ja, thekson se armët me të cilat e furnizon Ukrainën duhet të përdoren vetëm brenda kufijve të Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht, dhe jo kundër caqeve brenda territorit të Rusisë.
“Ky është përshkallëzim i drejtpërdrejtë i tension-eve në lidhje me konfliktin ukrainas, i cili ka mundësi të përbëjë rrezik për sig-urinë evropiane,” theksoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha se do të përgjigjet nëse Ukraina kryen sulme kundër territorit rus me armë britanike, shtoi ajo.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
