
Vatikani: Gjendja e papa Françeskut e përmirësuar pas daljes nga spitali

Vatikani tha sot se shëndeti i Papa Françeskut ka vazhduar të përmirësohet pas daljes së tij nga spitali.
Papa Françesku, 88 vjeç ende po merr oksigjen përmes një tubi në hundë, por në një dozë më të ulët, tha një zëdhënës i Vatikanit.
“Papa Françesku gjithashtu ka më pak probleme në të folur se në fillim të kësaj jave”, shtoi zëdhënësi.
Ai u kthye të dielën në Vatikan pas më shumë se pesë javësh në një spital të Romës për shkak të një sërë sëmundjesh të frymëmarrjes duke përfshirë pneumoninë e rëndë.
Jeta e tij ishte dy herë në rrezik akut, por ai është shëruar mjaftueshëm për të marrë trajtim në rezidencën e tij në Santa Marta.
Mbetet e paqartë nëse papa Françesku do të jetë në gjendje të marrë pjesë në festimet tradicionale të Pashkëve, muajin e ardhshëm.
Ai nuk është parë në publik që prej daljes nga spitali. Në moshën 88-vjeçare, ai është Papa i dytë më i vjetër në histori. I lindur në Argjentinë, ai pasoi Papa Benedikti XVI në mars 2013.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128