
Vdekja e vogëlushit në Francë, lirohen gjyshërit dhe dajat, dyshime për një person të tretë

Gjyshërit dhe dajat e Emilit të vogël, djalit francez dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në Alpet franceze dhe eshtrat e të cilit u gjetën 9 muaj më vonë, janë liruar nga autoritetet hetuese pasi u morën në pyetje, ndërsa ishin në paraburgim.
Njoftimi i arrestimit kishte lëshuar një furtunë hipotezash për përgjegjësinë e mundshme në vdekje të gjyshërve, të cilëve fëmija sapo u ishte besuar nga prindërit për pushimet verore.
Në një konferencë shtypi në mesditë, prokurori publik i Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon, deklaroi se mbetjet e trupit të vogëlushit u zhvendosën përpara zbulimit të tyre. Sipas tij në fytyrën e Emilit janë gjetur gjurmë traume të dhunshme.
Paraburgimi dy-ditor i gjyshërve dhe dajave të Emile "na lejoi t'u përgjigjemi pyetjeve që i kishim bërë vetes", tha prokurori Aix-en-Provence, Jean-Luc Blachon pas lirimit të katër të afërmve të fëmijës. Të katërt u lanë të lirë sepse “provat nuk ishin të mjaftueshme për të hapur një hetim ndaj tyre” tha prokurori por “gjurma e familjes nuk është mbyllur përfundimisht”.
Prokurori i ngarkuar me hetimin, foli sot për "ndërhyrjen e një personi të tretë" të mundshëm në zhdukjen e fëmijës. Sipas gjetjeve, rrobat në të cilat u gjetën eshtrat e Emile nuk ishin fillimisht në trup.
"Eshtrat nuk u dekompozuan në ato rroba," tha prokurori. Kjo sugjeron që një palë e tretë ka ndërhyrë pas zhdukjes dhe vdekjes së fëmijës. Blachon saktësoi se "vazoja" e sekuestruar para një kishe "nuk përmban asnjë element që mundëson për të çuar përpara hetimet".
Pas gjetjes së vazos më 13 mars në fshatin Haut-Vernet ku Emile ishte zhdukur, disa thashetheme ishin përhapur, pasi në shtratin e luleve ishin gjetur gjurmë gjaku dhe dikush kishte përhapur thashethemet se trupi i fëmijës ishte fshehur në vazo.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128