Vdiq në moshën 76-vjeçare! Zbulohet shkaku i vdekjes i gjimnastit legjendar, Richard Simmons

22 Gusht 2024, 23:10 / BOTA ALFA PRESS

Vdiq në moshën 76-vjeçare! Zbulohet shkaku i vdekjes i

Shkaku i vdekjes së Richard Simmons është zbuluar një muaj pasi ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

Zyra e ekzaminuesit mjekësor të Los Anxhelosit i njoftoi vëllait të tij, Lenny Simmons, se gjimnasti legjendar vdiq nga “komplikimet nga rrëzimet e fundit dhe një problem me zemrën,” sipas zëdhënësit të familjes, Tom Estey. Raporti i toksikologjisë rezultoi negativ për substanca të tjera, përveç barnave me recetë që Richard përdorte. Mënyra e vdekjes u cilësua si “aksident.”

Simmons, i njohur për famën e tij në vitet ’80 dhe ’90, kishte rënë në banjën e tij një natë më parë dhe ishte gjetur nga punonjësja e tij të nesërmen rreth orës 10:00, sipas raportimeve të policisë të datës 13 korrik.

 

Po ndodh...

ide