Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit/ Ja momenti kur kamera kap CEO-n e martuar duke u përqafuar me vartësen e tij

17 Korrik 2025, 22:26 / BOTA ALFA PRESS

Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit/ Ja momenti kur kamera kap CEO-n e

Një moment që supozohej të ishte thjesht pjesë e argëtimit në koncertin e grupit të famshëm britanik Coldplay në Boston, u shndërrua në një skandal publik, pasi kamera e transmetimit live kapi një situatë të ndjeshme në ekranin gjigant.

Në qendër të vëmendjes u gjend Andy Byron, CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë ‘Astronomer’, i cili u filmua në një moment të afërt dhe të përzemërt me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të kompanisë së tij. Pamjet u transmetuan live për gjithë publikun në koncert – dhe shumë më gjerë në rrjetet sociale.

Problemi? Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët – sipas mediave amerikane – ndodheshin në shtëpi në atë kohë.

Situata u bë edhe më e sikletshme kur vetë vokalisti i Coldplay, Chris Martin, bëri një koment me humor para mijëra njerëzve: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”.

Po ndodh...