
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, vriten 4 civilë në Kharkiv! Guvernatori rajonal konfirmon humbjet prej granatimeve me raketa

Katër civilë humbën jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë ruse në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës – një zonë që vazhdimisht është në shënjestër që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.
Guvernatori rajonal, Oleg Sinyukhubov, konfirmoi se një burrë 68-vjeçar dhe një grua 61-vjeçare u vranë nga zjarri i artilerisë në qytetin Kupyansk, që ndodhet shumë pranë vijës së parë të frontit. Ndërkohë, në fshatin Shevchenkove, rreth 30 kilometra larg frontit, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar humbën jetën nga granatimet me raketa të shumta.
Pas sulmeve, Zyra e Prokurorit Rajonal hapi një hetim për krime lufte.
Ky episod i dhunës ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër sulmi të rëndë rus në qytetin Sumy – një nga më vdekjeprurësit në tre vitet e luftës – ku humbën jetën të paktën 34 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Sulmet e fundit kanë thelluar shqetësimet për intensifikimin e ofensivës ruse në pjesën verilindore të Ukrainës.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128