Vizita në SHBA e rivalit politik të Netanyahut, VOA: Nxori në pah ndasitë në qeverinë izraelite
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi një ministër të kabinetit të tij që mbërrin të dielën në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë, tha një zyrtar izraelit.
Kjo sinjalizon ndasitë në rritje në radhët e drejtuesve izraelitë pas gati pesë muajsh luftimesh me Hamasin.
Vizita e Benny Gantzit, një rival politik i qendrës që iu bashkua kabinetit të luftës të zotit Netanyahu të krijuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, ndodh ndërsa janë shtuar tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Netanyahu për mënyrën se si mund të lehtësohen vuajtjet e palestinezëve në Gazë dhe se çfarë forme duhet të marrë plani izraelit për Gazën e pasluftës.
Një zyrtar i Partisë të Djathtës Konservatore Likud të zotit Netanyahu tha se udhëtimi i zotit Gantz u planifikua pa marrë miratimin e udhëheqësit izraelit. Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se zoti Netanyahu pati një “bisedë të ashpër” me zotin Gantz dhe i tha atij se vendi ka “vetëm një kryeministër”.
Zoti Gantz pritet të takohet të hënën me Nënpresidenten amerikane Kamala Harris dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa të martën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, njoftoi partia e tij, Partia e Unitetit Kombëtar. Një zyrtar i dytë izraelit, që foli gjithashtu në kushte anonimiteti, tha se vizita e zotit Gantz synon të forcojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, të nxisë mbështetjen për Izraelin ndërsa vazhdojnë luftimet si dhe të nxisë përpjekjet për lirimin e personave që mbahen peng.
Përparësitë amerikane në këtë rajon janë penguar gjithnjë e më shumë nga kabineti i zotit Netanyahu, ku mbizotërojnë ultranacionalistët. Partia më e moderuar e zotit Gantz ka shërbyer herë pas here si një kundërpeshë.
Popullariteti i zotit Netanyahu ka rënë që nga fillimi i luftës, tregon shumica e anketimeve. Shumë izraelitë e konsiderojnë atë përgjegjës që nuk u parandalua sulmi i Hamasit brenda territorit të Izraelit, gjatë të cilit sipas autoriteteve izraelite, u vranë 1200 persona, shumica civilë, si dhe u morën peng në Gazë rreth 250 të tjerë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.
Izraelitët që janë kritikë ndaj zotit Netanyahu thonë se vendimmarrja e tij është dëmtuar nga motive politike, një akuzë që ai e mohon. Kritikat kanë të bëjnë në veçanti me Gazën e pasluftës. Zoti Netanyahu dëshiron që Izraeli të mbajë nën kontroll pa kufizime sigurinë në Gazë, ndërsa palestinezët do të drejtojnë aspektet civile.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin përparim drejt krijimit të një shteti palestinez.
Ky vizion kundërshtohet nga zoti Netanyahu dhe përfaqësues të tjerë të linjës së ashpër në qeverinë e tij.
Zoti Gantz nuk ka shprehur qartazi pikëpamjet e tij për krijimin e një shteti palestinez. Anketimet tregojnë se ai mund të fitonte mbështetje të mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani./VOA
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128