Vrau 9 persona dhe plagosi 12 të tjerë në dy fshatra në Serbi, autori dhe babai i tij dënohen me nga 20 vite burg

12 Dhjetor 2024, 19:25 / BOTA ALFA PRESS

Vrau 9 persona dhe plagosi 12 të tjerë në dy fshatra në

Autori i vrasjes së 9 personave në fshatrat Dubona dhe Malo Horaje është dënuar me 20 vjet burg nga autorietet serbe. Gjykata në qytetin e Smederevës shpalli fajtor Uros Blazic për vrasjen e nëntë personave dhe plagosjen e disa personave të tjerë, ngjarje që u regjistrua më 4 maj 2023. Dënimi ndaj tij është maksimumi që mund t’i vendoset autorit me ligj pasi ai ka qenë nën moshën 21 vjeç kur ka kryer krimin.

Me 20 vjet burg u dënua edhe babai i autorit, Radisa Blazic, arma e paligjshme e të cilit ishte përdorur nga vrasësi. Vërehet se më 4 maj 2023, në orët e vona të natës, Uros Blazic i armatosur me kallashnikov, po lëvizte me makinën e tij në fshatrat Dubonë dhe Malo Orasije, ku takoi dy grupe të rinjsh dhe hapi zjarr. Nëntë të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur ishin viktimat. Viktima më e re ishte 14 vjeç dhe më e vjetra 25.

Familjet e viktimave shprehin pakënaqësinë e tyre për masën e dënimit, duke e konsideruar absurde faktin që ligji mbron një kriminel që futi në zi dy fshatra.Ky krim ndodhi tre ditë pas vrasjes masive në një shkollë të Beogradit, kur një nxënës 14-vjeçar qëlloi dhe vrau nëntë nga shokët e tij të klasës dhe rojen e shkollës.