Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë për bisedime me Putinin
22 Janar 2026, 21:48 / BOTA
Steve Witkoff, i dërguari special i Donald Trump, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner mbërritën në Moskë mbrwmjen e sw enjtes për bisedime me njeriun e fortë të Kremlinit, Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Aeroplani që transportonte të dërguarit amerikanë në Moskë u ul në aeroportin Vnukovo, duke ardhur nga Zvicra, ku Witkoff dhe Kushner kishin shkuar për Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sipas agjencive të lajmeve TASS dhe RIA Novosti.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky lajmëroi nga Davosi ditën e sotme se një takim trepalësh midis zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe rusë do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke nisur nga e premtja.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Nga Irena Beqiraj
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128