
Zbulohet trashëgimtari ligjor i pasurisë së babait të Princeshës Diana

Althorp Estate, shtëpia e fëmijërisë së Princeshës Diana, është një pasuri e mbushur me vlera historike dhe sentimentale. Ndodhet në fshatin anglez, në Northamptonshire, dhe ka qenë shtëpia e familjes mbretërore për më shumë se 500 vjet. Diana e kaloi fëmijërinë atje, dhe aty ndodhet edhe varri i saj, në ishullin e izoluar Oval, në zemër të Liqenit Oval.
Edhe pse Althorp Estate ka vlerë të madhe sentimentale për djemtë e princeshës së ndjerë, Princin William dhe Princin Harry, ata nuk do ta trashëgojnë pasurinë. Sipas traditës familjare, trashëgimtari i pasurisë Althorp do të jetë Louis Spencer, Viscount Althorp, nipi i Dianës.
Së fundmi, Princi Harry vizitoi Shtëpinë Althorp me xhaxhain e tij, Charles Spencer, i cili është vëllai i Dianës. Pavarësisht marrëdhënies së ngushtë me familjen e saj, Harry-t i ndalohet të trashëgojë shtëpinë e saj stërgjyshore. Sipas raportimeve, prona do t’i kalojë Louis Spencer, në përputhje me rregullat tradicionale të trashëgimisë së familjes.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128