Zelenski pas sulmit rus: 90 raketa dhe 600 dronë, sulmuan dhe muzeun e Çernobilit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy pa dëmet nga afër duke treguar objektiva civile të dëmtuara nga sulmi rus, përfshirë shtëpitë dhe muzeun e Çernobilit i ndërtua në 40-vjetorin e shpërthimit, vetëm një muaj më parë.
“Vetëm budallenj të çmendur mund ta sulmojnë këtë muze dhe vendet pa vlerë ushtarake”, tha Zelenski.
Ai e quajti sulmin tejet të rëndë me 90 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë 36 raketa balistike dhe 600 dronë.
Mbrojtja ajrore e Kievit rrëzoi vetëm disa prej tyre. Shumica e goditjeve ishin në Kiev, objektivi kryesor i këtij sulmi.
Rusia ka konfirmuar se është përdorur raketa Oreshnik, e cila thuhet se udhëton 10 herë më shpejt se shpejtësia e zërit në sulmin në shkallë të gjerë kundër Ukrainës. Kjo është hera e tretë që Rusia përdor raketën Oreshnik në konflikt.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128