Zelensky: Rusia po grumbullon trupa në verilindje të Ukrainës, kërkojnë që…

7 Nëntor 2025, 20:02 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky: Rusia po grumbullon trupa në verilindje të Ukrainës,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po grumbullon trupa pranë qytetit të Vovçansk, në provincën e Kharkivit, në verilindje të vendit.

Në një deklaratë për mediat në Kiev, Zelensky theksoi se sulmi i Moskës ndaj qytetit lindor të Pokrovsk ka si qëllim të tregojë përpara presidentit amerikan, Donald Trump, sukseset e Rusisë në fushën e betejës.

Pokrovsk ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra në ditët e fundit, duke u shndërruar në një pikë kyçe të përplasjes në frontin lindor të Ukrainës. Luftimet janë të ashpra për kontrollin e këtij hubi logjistik në rajonin industrial të Donetsk, që Kremlini synon ta pushtojë.

 

Po ndodh...

ide