Zelensky: Ukraina duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030! Këtë e mbështet edhe Trump

4 Nëntor 2025, 16:03 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky: Ukraina duhet të anëtarësohet në BE para vitit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian përpara vitit 2030, duke theksuar se vendi i tij meriton “pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë” në familjen evropiane.

Duke folur nga rajoni i Pokrovskut, në lindje të Ukrainës, gjatë një fjalimi drejtuar liderëve të BE-së në Samitin e Unionit, Zelensky u shpreh se “Ukraina e ka dëshmuar në praktikë se i përket Evropës” dhe se “duhet të trajtohet si e barabartë me të tjerët”.

Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump mbështet përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE. Zelensky gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mbeten të hapura për furnizimin e Kievit me armë me rreze të gjatë veprimi, për të forcuar mbrojtjen kundër agresionit rus.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas kërkoi vendosjen e sanksioneve të reja perëndimore ndaj Rusisë, duke përfshirë sektorët e gazit natyror dhe energjisë bërthamore.

Ndërkohë, një raport i ri i Komisionit Evropian vlerëson se Ukraina ka bërë përparim të mjaftueshëm në rrugën e anëtarësimit në BE, duke hapur mundësinë që negociatat të hyjnë në një fazë të re. “Procesi i zgjerimit po ecën më shpejt se në 15 vitet e fundit,” thuhet në raportin e publikuar sot, i cili analizon progresin e dhjetë vendeve kandidate.

Zelensky e mirëpriti raportin e Komisionit, duke theksuar se ai tregon “vendosmërinë e Kievit për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Presim veprim vendimtar nga BE për të kapërcyer pengesat artificiale drejt një Evrope të fortë dhe të bashkuar,” shkroi ai në rrjetin X.

Procesi i zgjerimit të BE-së është përshpejtuar që pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ukraina dhe Moldavia u shpallën zyrtarisht vende kandidate vitin pasues, ndërsa negociatat me disa vende të tjera u rifilluan. Raporti thekson gjithashtu se si Ukraina dhe Moldavia kanë treguar qartë përkushtimin e tyre ndaj anëtarësimit evropian – një qëndrim që, në rastin e Moldavisë, u konfirmua edhe nga zgjedhjet e shtatorit.

Po ndodh...

ide