Zelensky: Ukraina nuk tërhiqet për Donbasin, nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion ne dhe Rusisë jo!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se populli ukrainas nuk do të pranojë një marrëveshje paqeje për të lëshuar Donbasin dhe të ja dorëzojë atë Rusisë.
Gjithashtu thekson se nuk është e drejtë që Trump t’i bëjë presion Ukrainës dhe Rusisë!
Këto deklarata vijnë ndërsa në Gjenevë po zhvilloheshin negociata të reja. Negociatorët ukrainas dhe rusë po zhvillonin një raund të tretë bisedimesh të drejtpërdrejta në Gjenevë, me pikën kryesore të mosmarrëveshjes që ishte kontrolli i Donbasit, rreth 10 përqind e të cilit mbetet nën kontrollin e Ukrainës.
Zelensky gjithashtu tha se ndërmjetësit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner janë shprehur se Rusia dëshiron sinqerisht t’i japë fund luftës dhe se ai duhet të koordinohet me ekipin e tij negociator bazuar në atë vlerësim.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet të bëhen përpjekje për t’i imponuar atij një version paqeje që qytetarët e tij do ta perceptonin si një “histori të dështuar”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128