Zgjedhjet në SHBA! Trump në mbështetje të Blakeman, republikani: Gjatë mandatit tim, Nassau është qarku më i sigurtë në Amerikë

29 September 2025, 09:45 / BOTA ALFA PRESS

Zgjedhjet në SHBA! Trump në mbështetje të Blakeman,

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur mbështetjen për  kandidaturën e ekzekutivt të Qarkun Nassau, Bruce Blakeman, në zgjedhjet për drejtimin e kësaj zone në New York.

Trump shprehu mbështetjen e tij Bruce Blakeman, një nga figurat më të afërta republikane me presidentin amerikan, gjatë një vizite në Qarkun Nassau.

Presidenti i SHBA u shoqërua nga Blakeman gjatë një vizite në Long Island të premten në mëngjes për të marrë pjesë në Kupën Ryder në Fushën e Golfit Bethpage Black.

Ai vlerësoi punën e Blakeman duke u shprehur se “ka bërë një punë fenomenale”. Trump theksoi se ekzekutivi i Qarkut Nassau ka mbështetjen e tij totale dhe se është një njeri i shkëlqyer.

“Ky është Bruce Blakeman. Ai është drejtuesi këtu. Ka bërë një punë fenomenale. Ka mbështetjen time totale dhe është një njeri i shkëlqyer”, theksoi Donald Trump.

Ndërsa ekzekutivi i Qarkut Nassau, shkroi në një postim në Instagram: “Ishte një nder që Presidenti Trump ishte në Qarkun Nassau për Kupën Ryder. Turma e adhuroi dhe ai e shijoi shumë kohën e tij këtu. Patëm një bisedë të gjerë rreth çështjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me kombin dhe rajonin”.

Gjithashtu, Bruce Blakeman ka falenderuar Trump për mbështetjen e tij, duke u shprehur se gjatë mandatit të tij Nassau është qarku më i sigurtë në Amerikë.

“Faleminderit President Trump për mbështetjen tuaj! Gjatë mandatit tim, Nassau është qarku MË I SIGURTË në Amerikë. Ne kemi punësuar 400 oficerë të rinj të zbatimit të ligjit dhe kemi ndaluar kaosin e NYC-së që të hyjë në Nassau. Ne gjithashtu kemi mbrojtur portofolin tuaj – duke shkatërruar 150 milionë dollarë në rritje të taksave të pronës të planifikuara nga paraardhësi im. Ne nuk i kemi rritur taksat e pronës ose të shitjes as për një qindarkë të vetme. Ju dhe familja juaj jeni të parët!”, shprehet Bruce Blakeman.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Bruce Blakeman (@bruceblakeman)

Presidenti Donald Trump fitoi Qarkun Nassau në zgjedhjet presidenciale duke u bërë republikani i parë që e arriti këtë në më shumë se 30 vite.

Nëse Bruce Blakeman do të fitojë këto zgjedhje, pritet që vitin tjetër ai të kandidojë për republikanët për rolin e guvernatorit në New York.

Po ndodh...

ide