Lajme flash

Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Luksemburg

14 Prill 2025, 08:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Zhvillohet sot konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE,

Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet ditën e sotme, 14 prill, në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Data u vendos nga Presidenca polake e BE-së me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të Unionit në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

 

Po ndodh...

ide