Zyrtare, Vetëvendosje në garën e zgjedhjeve të RMV

3 Prill 2024, 21:17 / BOTA ALFA PRESS

Zyrtare, Vetëvendosje në garën e zgjedhjeve të RMV
Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë në garën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ai vetë dhe dy gra nga LVV do të garojnë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit në RMV.

Mësohet se partia që ka pushtetin në Kosovë, do të garojë në Maqedoninë e Veriut me koalicionin e partive opozitare “VLEN”.

“Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja Vetëvendosje ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!” shtoi ai.

 

Po ndodh...