Zyrtari rus: Përgatitjet për takimin Putin-Trump janë në fazë të avancuar! Ja kur mund të zhvillohet

6 Shkurt 2025, 15:56 / BOTA ALFA PRESS

Zyrtari rus: Përgatitjet për takimin Putin-Trump janë në

Përgatitjet për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump janë në një “fazë të avancuar”, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, e cila citon një ligjvënës të lartë rus.

Bëhet fjalë për Leonid Slutsky, kreu i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të Dumës së Shtetit, shkruan Reuters.

Ai ka thënë se takimi mund të zhvillohet gjatë këtij muaji ose në mars.

Krahas një lufte të mundshme tregtare dhe të ardhmes së Gazës, një nga çështjet më të rëndësishme sferën e çështjeve në shqyrtim të  Donald Trump është fati i Ukrainës.

Përgatitjet për takimin tani janë në një “fazë të avancuar”, sipas mediave ruse, pas tre vjetësh praktikisht të asnjë kontakti të nivelit të lartë midis Putinit dhe udhëheqësve perëndimorë.

Muajin e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendoste “nivele të larta” sanksionesh ndaj Rusisë dhe tarifa për importet nga atje nëse Moska nuk arrinte një zgjidhje me Ukrainën.

Në të njëjtën kohë, ai tha se mbështet qëndrimin rus se Ukraina nuk duhet të bëhet pjesë e NATO-s.