Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
Dëshmia në Komision Hetimor e Ilir Beqajt po rrezikon të shndërrohe në një show, ku pozita po paraqitet si e hapur, si bashkëpunëtore dhe si një forcë që nuk e trysnon drejtësinë, ndërsa PD-ja e Berishës si opozitë që po kryen ‘detyrën’ e saj.
Paraqitja me pranga në duar, me policë që e shoqërojnë, sikur të jetë ndonjë kriminel i rrezikshëm, deputetë të PD-së që ‘godasin’ pamëshirë një ‘kalë të ngordhur’ dhe në fund një kryetare komisioni që sa më shumë ‘egërsohet’, aq më të pamundur ia bënë atij që është thirrur për të folur, duke e shtyrë për një ditë tjetër shfaqjen.
Në fakt, po të ishte për PD-në dhe për PS-në Ilir Beqaj nuk do ishte në kushtet që është.
Ashtu sikurse po të ishte për këtë opozitë gjasme të egërsuar dhe në dukje sikur po bën detyrën e saj, përveç komisionit të sterilizimit, duhet të kishte, së paku, edhe 3-4 komisione të tjera. Mirëpo, kjo opozitë nuk është e lirë, për shkak të halleve të mëdha që ka mbi kurriz, të cilat nuk kanë të bëjnë me njerëzit, por me drejtuesit e saj
Në po të njëjtat kushte, është edhe PS-ja, e cila pasi bëri gjithçka për ta mbrojtur Ilir Beqajn, tani po ia hedh si ‘mish për top’ publikut, duke e bërë therror për të mirën e partisë dhe të demokracisë.
Po të mos kishte qenë Altin Dumani dhe Prokuroria e Posaçme ish-ministri i shprehjes famëkeqe ‘suksese në jetë’ do ishte në kushte komode dhe duke shijuar benefitet e pushtetit korruptiv.
Çështja e Beqajt është në SPAK dhe ky Komision Hetimor është show pa kurrfarë produktiviteti.
Gjithsesi, në dallim nga ‘liderët’ e opozitës, vlen për t’u vlerësuar te Beqja rigorozieti i tij për t’u paraqitur në SPAK për çdo javë, sipas ligjit, kur ishte person nën hetim dhe tashmë me pranga në duar me po të njëjtin seriozitet shpjegon dhe mbrohet para një komisioni që edhe ai vetë e di që nuk ka për qëllim të vërtetën, por propagandën dhe politikën. Ndofta nuk ka rrugë tjetër çfarë të bëjë, por edhe të tjerët nuk kishin rrugë tjetër, mirëpo zgjodhën rrugën më të gabuar.
Gjithsesi, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund çështjes së sterilizimit dhe aferave të tjera korruptive të kësaj mazhorance, ndërsa ata që e mallkojnë dhe linçojnë mëngjes e mbrëmje duhet të marrin shembullin e Beqajt, me dosje dhe dokumente në duar, të paraqiten përpara institucionit të prokurorisë dhe të gjykatës për të shprehur pretendimet e tyre, siç i kërkon ligji dhe e drejta.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128