“Berisha më tha se i ka borxh Ramës”/ E vërteta që po shkatërron Partinë Demokratike!

Partia Demokratike vijon të jetë e përfshirë në një krizë të thellë të brendshme, ku përplasjet nuk kufizohen më vetëm në një vijë ndarëse, por po shfaqen në disa fronte njëkohësisht. Nga njëra anë qëndron beteja e njohur mes Lulzim Bashë dhe Sali Berishës për raportin me aleatët ndërkombëtarë, (Të cilët e shpallën Berishën non grata), ndërsa nga ana tjetër, po artikulohet një përplasje e re brenda vetë kampit të Berishës.
Beteja e parë: Basha– Berisha dhe raporti me SHBA
Konflikti mes Bashës dhe Berishës u thellua kur i pari vendosi të rreshtohej qartë në linjë me qëndrimet e SHBA-së, duke e distancuar Partinë Demokratike nga Sali Berisha pas shpalljes “non grata”. Ky veprim u paraqit si një përpjekje për të ruajtur profilin euroatlantik të PD-së.
Nga ana tjetër, Berisha nisi sulmet ndaj SHBA dhe Lulzim Bashës, duke mobilizuar mbështetësit e tij në një lëvizje që solli ndarjen faktike të PD-së në dy kampe. Kjo betejë nuk ishte thjesht për lidership, por për identitetin politik të partisë: Një PD e lidhur fort me aleatët strategjikë, apo një PD e përqendruar tek interesat e Sali Berishës.
Në përplasjen me Lulzim Bashën, Sali Berisha kishte mbështetjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Kjo është arsyeja pse Berisha shmang përmendjen e Ballukut dhe në vend të kësaj, hap beteja të tjera të brendshme, (Si e ashtuquajtura “garë në PD”), me qëllim devijimin e vëmendjes nga debatet mbi votën e socialistëve në raport me drejtësinë.
Dhe për të mbajtur me çdo kusht Berishën, Edi Rama, mban peng në Gjykatën e Lartë vulën e PD-së.
Edhe pse Berisha mori PD për interesat e tij, sot kjo parti mbetet e izoluar nga aleatët strategjik.
Beteja e dytë: Berisha– Salianji dhe përplasja e brendshme
Ndërkohë që konflikti me Lulzim Bashën mbetet i pazgjidhur, brenda kampit të Berishës po shfaqen tensione të reja. Figura si Ervin Salianji përfaqësojnë një brez më të ri politik, më agresiv në qëndrime dhe më të orientuar drejt një opozite të fortë dhe moderne.
Përplasjet mes Berishës dhe Salianjit lidhen jo vetëm me stilin e drejtimit, por edhe me mënyrën se si duhet të evoluojë opozita. Ndërsa Berisha mbetet një figurë dominuese me përvojë të gjatë dhe ndikim të madh, zëra brenda partisë kërkojnë më shumë hapësirë dhe një riformatim të strategjisë politike.
Ervin Salianji është rikthyer në vitin 2021, (Ashtu si edhe të tjerë të cilët për një karrige u rreshtuan në krah të Berishës), duke artikuluar atë që sot sipas tij, është fakt: Berisha vazhdon të jetë i padëshiruar nga ndërkombëtarët dhe e mban PD-në peng të interesave të tij, me ndihmën e Edi Rama.
Por ndryshe nga të tjerë që presin “fundin politik” të Berishës, Salianji ka rinisur të flasë, që PD të mos “vdesë”. Me modelin Berisha, ai po kërkon partinë, edhe pse përballet me të njëjtat akuza që dikur Gazment Bardhi i drejtonte Flamur Nokës. Madje, Salianji i kujton Berishës edhe statusin “non grata” në Britaninë e Madhe për lidhje me krimin, si dhe atë amerikan, që vijon ta ndjekë politikisht.
Sipas Salianjit, Berisha po e mban Partinë Demokratike peng dhe po saboton ardhjen e saj në pushtet, duke theksuar se pa një marrëdhënie të qartë me SHBA-të, PD nuk mund të fitojë besimin ndërkombëtar dhe më pas të qeverisë.
Ai më në fund rrëfen se Berisha ka pranuar në biseda private një “detyrim” ndaj Edi Ramës, të lidhur me periudhën e arrestit shtëpiak. Sipas Salianjit, kjo shpjegon pse Berisha po bën gjithçka që pushteti i Ramës të mos cenohet deri në vitin 2033.
Salianji e kritikon Berishën se ka frikë nga vota e demokratëve, duke e mbajtur kontrollin përmes strukturave të mbyllura.
Ai denoncon edhe valën e përjashtimeve në parti, të drejtuara nga struktura si ajo e Flamur Noka, duke përmendur rastin e Durrësit si shembull të një klime përjashtuese ndaj mbështetësve të tij.
Sipas Salianjit, hapja e debateve të reja brenda PD-së është një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga çështje më të mëdha politike, përfshirë raportin me drejtësinë dhe opozitarizmin real ndaj qeverisë.
Një parti në udhëkryq
Në këtë panoramë të ndërlikuar, Partia Demokratike, duket se ndodhet në një moment vendimtar. Dy betejat– ajo me SHBA në sfondin e konfliktit Basha–Berisha dhe ajo e brendshme– e vendosin partinë përballë nevojës për qartësi strategjike.
A do të arrijë PD të unifikohet rreth një vizioni të përbashkët, apo do të vijojë të shpërndahet në beteja të brendshme që e dobësojnë si alternativë qeverisëse? A do të arrijë të rikthehet si një partner ku ndërkombëtarët diskutojnë sfidat e Shqipërisë, apo do të mbetet e refuzuar?
Me Sali Berishën në krye, sipas këtij këndvështrimi, të dyja duken të pamundura. Deri në momentin që demokratët ta kuptojnë këtë, ata rrezikojnë të mbeten thjesht një fasadë që, nga njëra anë, ndihmon Berishën dhe disa nga deputetët e tij në axhenda personale-familjare, dhe nga ana tjetër i lë hapësirë Edi Ramës, të qeverisë pa sfidë./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128