Dje nuk ra Balluku, por Rama dhe Berisha përballë drejtësisë (SHBA–BE)

Edi Rama e humbi dhe një betejë me Drejtësinë. Tani siç ai e di mirë, duhet që edhe në Këshillin e Mandateve të mundohet të rikuperoj sado pak imazhin e tij, duke e lëshuar pa kushte Ballukun. Presioni i tij kriminal mbi drejtësinë është një tjetër njollë e zezë mbi emrin e tij. Rama këtë lojë e ka luajtur edhe me Tahirin e të tjerë, por nëse atëherë Rama ndihej më pak i rezikuar personalisht, sot dosjet e tij janë këmbanë alarni nga Washingtoni në Bruksel.
Rama po shpresonte që me një udhëtim të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë më 19 shkurt, të cilin ia mundësoj Sali Berisha me votën për emrin e tij në "Bordin e Paqes", do ta shantazhonte e kompleksonte, edhe më shumë drejtësinë shqiptare. Por amerikanët ia prishën shpejt lojën. Gjyqtarët e Kushtetueses u detyruan dje të ngujohen, për të marrë një vendim.
Vendim i cili rrëzoi jo vetëm Ramën, por edhe Berishën.
Nëse shikohet me kujdes se kush u shqetësua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kush nxitoi ta sulmonte atë, kuptohet qartë se Sali Berisha dhe rrethi i tij prisnin me entuziazëm që vendimi të ishte në favor të Edi Ramës.
Që në mëngjes, Berisha kishte nisur përgatitjen e opinionit publik, duke deklaruar se shumica në Gjykatën Kushtetuese do të votonte pro Ramës. Në fakt, nëse analizohen votat, rezulton se një prej votave në favor të Ramës lidhet me emra të mbështetur më herët nga Berisha dhe Meta, çka tregon se llogaritë politike për pesë vota në favor të kryeministrit kishin kohë që ishin bërë. Nuk është rastësi që pro Ramës është përmendur edhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, bashkëshortja e drejtorit të televizioni të Sali Berishës.
Vendimi u cilësua si “katastrofë” nga të gjithë zërat pranë Berishës, ndërsa për shumë qytetarë ai u pa si një moment ku drejtësia arriti të qëndrojë përballë një presioni të fortë politik. Presion që, u ushtrua ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria dhe interesat kriminale të lidhura me të.
Katër gjyqtarët që votuan kundër Ramës dhe Berishës janë heronjtë e shqiptarëve, simbol i qëndresës së drejtësisë, ndërsa përgjegjësia politike dhe turpi, mbetet mbi ata që u rreshtuan në logjikën e interesave politike.
Sali Berisha mbetet i interesuar që drejtësia të përkulet përballë Ramës, pasi një drejtësi e dobët do të ishte shpëtim edhe për atë vetë. Por kjo fazë duket se po mbyllet. SHBA dhe BE mbeten garantët e një sistemi drejtësie, që as Rama dhe as Berisha nuk mund ta shantazhojnë dot më. Tani ju ka mbetur vetëm të paraqiten para saj dhe të japin llogari për çfarë kanë bërë!/Alfapress.al
Përpjekjet për të ndikuar mbi drejtësinë, në fund, vetëm sa përkeqësojnë pozitat e tyre përballë ligjit dhe faktorëve ndërkombëtarë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128