"Hamasi" që minon demokracinë shqiptare, kamikazët e tij dhe kapsolla Bardhi!

9 Tetor 2023, 21:19 / EDITORIAL NGA POLI HOXHA

"Hamasi" që minon demokracinë shqiptare, kamikazët e

Forcat antiperëndimore me në krye Rusinë, ja arritën, (tani për tani), që përveç luftës në dyert e BE, Ukrainë, të hapin një front tjetër të rrezikshëm në Lindjen e Mesme.

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001 mbi SHBA, erdhën menjëherë pas dështimit të një mikrosituate në mes të Europës, në Veri të Kosovës.

Ballkani Perëndimorë dhe veçanërisht Bosnja dhe Kosova ka qenë në mënyrë permanente, "peri i hollë" në Europë, në betejën mes frontit Rusi-Iran- Kinë me atë të SHBA-BE dhe aleatët e tyre.

Serbia zyrtare, (Rusia me aleatë), e konsiderojnë Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën si Palestinën e tyre të pushtuar nga ushtritë perëndimore.

Por kjo është vetëm ajo që duket.

Po aq e rrezikshme sa tentativa për hapjen e një lufte të maskuar si civile, etnike e deri fetare me ngjarjen e rëndë në manastirin e Banjskës, është edhe lufta hibride antiperëndimore që bëhet prej shumë kohësh në rajonin tonë.

Por le të zbresim në Shqipëri.

Fitorja e parë e luftës hibride kundër modelit perëndimorë të një vendi, (Demokraci fuksionale-shtet ligjorë- ekonomi tregu konkuruese), duket se është arritur deri në një masë kritike edhe këtu.

Monopolet, korrupsioni madhorë dhe oligarkia, kanë devijuar krejtësisht ekonominë e tregut. Shteti ligjorë duket se po fiton terren dita ditës me SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, por kjo nuk mjafton.

Çelësi i shdërrimit të Shqipërisë në një aleat të dobët të Perëndimit, (Madje turpërues), në Ballkanin Perëndimorë dhe gjithë aleancën euroatlantike është pikërisht minimi i demokracisë.

Pa demokraci fuksionale, nuk ka asgjë të saktë perëndimore në asnjë shtet. Shihni çfarë ka ndodhur: Në një vend anëtarë të NATO dhe kandidat për BE, zgjedhjet e lira dhe vota kanë humbur misionin dhe kuptimin.

Janë bërë pis jo vetëm si perceptim mbarëkombëtarë, por realisht sistemi zgjedhorë ka dalë krejtësisht jashtë funksionit.

Por mbi të gjitha demokracia në Shqipëri është minuar nga klasa politike në fuqi. Pozita me simbol Edi Ramën dhe e ashtuquajtura opozitë, Berisha-Meta, ja kanë arritur që të shfaqen si e njëjta monedhë me dy anë, e cila sido që të bjerë, tregon vetëm korrupsion madhorë dhe hesape me SPAK.

Duke pasur të njëjtin aliazh, të njëjtin burim të fuqisë dhe pasurisë, të njëjtin fat të parashkruar, ata jo vetëm që kanë bllokuar demokracinë funksionale, (e cila do ti nxirrte jashtë siç nxjerr një trup i shëndoshë mbetjet e ushqimit të keq), por edhe nuk po lënë gur pa lëvizur për të minuar çdo tentativë apo shpresë për rikthimin e saj.

Pra në kontekstin e të gjithës më lartë, një vend anëtarë i NATO dhe kandidat në BE, ka një qeverisje që ka mbushur burgjet me eksponentët e saj më të lartë për korrupsion, kurse si alternativë, një "opozitë" që ka të njëjtat halle me dosjet e shumta në SPAK. "Bëji pis të gjithë", në një lojë të pistë në kurriz të shqiptarëve të dyja palët!

Për të mbajtur këtë statukuo përdorin paratë e vjedhura në 32 vite, duke pajtuar sistematikisht kamikazë për të shpërthyer mina ndaj çdo tentative për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjorë.

Shihni çfarë po bëjnë, edhe aktualisht. Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe pikërisht për korrupsion madhorë dhe minim të demokracisë, pasi veproj si Hamasi me PD për dy vite rresht, (I përkrahur me çdo mjet nga Rama), ka gjetur një kamikaz të ri për ti vënë mina të tjera demokracisë dhe opozitës.

Gazment Bardhi si mjet dëshpërues nga Berisha, së bashku me ca butak politikë nga pas dhe me ndihmën gjithmonë e më të hapur të Edi Ramës, po sfidojnë SHBA e cila e ka bërë të qartë edhe me akte ligjore, se korrupsioni madhorë dhe minuesit e demokracisë kudo në botë, janë rrezik për sigurinë e tyre kombëtare dhe për perëndimin.

Por çfarë bën ky për hesap të Sali Berishës dhe njëkohësisht edhe të anës tjetër të monedhës, Edi Ramës?! Dy vite pasi SHBA i kërkoj PD dhe Lulzim Bashës në mënyrë ultimative që të largojnë Sali Berishën nga grupi parlamentarë, Gazment Bardhit, i duket vetja aq i zgjuar sa mendon se mund ta zhbëjë këtë.

Ndërkohë që Edi Rama mban peng në Kuvend vendimin për kryetarin e grupit të PD duke shpresuar ndonjë shkelje syri për amnisti nga amerikanët, Bardhi, bëri testin e parë me Oerd Bylykbashin, (edhe ky i përjashtuar nga forumet drejtuese), për mënyrën se si do të rikthejë në grupin parlamentarë të PD, Sali Berishën pasi të vuloset si kryetar, siç ëndërron, ose si i gënjen berishistët dhe butakët politikë që i shkojnë ende nga pas.

Një tentativë tjetër kamikaze e Bardhit për të sfinduar SHBA është futja e Berishës si bashkë-kryetarë, (nëpërmjet zëvendësit të Berishës non grata te Rithemelimi, Bylykbashit), në komisionin për Reformën Zgjedhore, e cila bashkë me atë në Drejtësi, janë dy investimet më madhore të SHBA dhe BE për ti dhënë fund tranzicionit.

Këto lëvizje të kamikazëve të fundit, për të mbajtur me oksigjen sado pak statukuonë e klasës më të korruptuar politike që njeh Europa, nuk është se pritet të kenë ndonjë efekt real si ato të atyre që lëshoj Hamasi kundër Izraelit këto ditë.

Gaz Bardhi me lejekun plot tritol që i ka veshur këto kohë Berisha dhe me shtyrjen e shtypjes së butonit që i bën Edi Rama, maksimumi mund të vrasë veten dhe butakët që e rrethojnë, ndaj nuk është ky problemi.

(Megjithëse ndërkohë që po hidhej ky shkrim kryesia e flaku fare nga PD, kështu që nga minvënës, u shndërrua në kapsollë nga ato që fëmijët trembin njëri-tjetrin).

Faktikisht problemi nuk qëndron te kapsolla Bardhi, por te kokat e "Hamasit" shqiptarë që paskan grabitur kaq shumë nga ky vend, sa nuk u mbarokan paratë, me të cilat investojnë bombardimin dhe minimin e demokracisë shqiptare!/Alfapress.al