
"Madhështia" e një konsulence amerikane.

Pompoziteti i konsulencës amerikane, ka filluar të jap frytet e para të "suksesit" te Partia Demokratike. Ndoshta edhe s'ka faj se në situatë që është ajo forcë politike nuk ka strateg që e bën madhështore përveç vetbesimit të Berishës, i cili bën sikur e ka bindje jo lojë.
Po ndalemi në disa komponent të "fryteve" të para të strategjisë amerikane të fushatës.
Së pari, huazimi i slloganit të fushatës Trump "Ta bëjme Amerikën të madhe përsëri", në sloganin e PD "Ta bëjmë Shqipërinë madhështore". Ky slogan në kontekstin shqiptar është një fiasko për vet peshën gjeopolitike që kemi, rolit të kufizuar në rajon si dhe mundësive për ndonjë bum ekonomik të mundshëm me impakt lokal dhe rajonal. Termi madhështor është një term shumë sinifikativ për ShBA siç realisht po ndodh, ku ka ndryshuar të gjitha ekulibrat ekonomiko- politiko- social në nivel global, ndërsa ne as në kufijt e fqinjëve nuk arrijmë të kemi impakt, jo më ndryshim ekulibrash në rajon e më gjërë.
Së dyti, Huazimi i tezave të doktrinës konservatore Trump në fushatën e Partisë Demokratike është një shaka, kjo për faktin se konservatorizmi si doktrinë është me së shumti një mënyrë jetese, formimi, shkollimi dhe bindje fetare sesa thjeshtë dhe vetëm çështje marketingu apo pozicionimi. Mjafton të shikosh paketën ekonomike dhe sociale që ofron Partia Demokratike, të cilën edhe socialdemokratët më të devotshëm do ta kishin zili, për të kuptuar qasjen konservatore të kësaj force politike. Po kështu, huazimi i tezës anti = tranzgjinore në një shoqëri që mbi 80% nuk e njohin kuptimin jo më të jenë të shqetësuar për të ardhmen e përshtatjes së trupave me orientimim seksual, për të mos folur pastaj për artikulimin e tezave antiambientale në një vend si i yni që nuk prodhon asgjë, vetën importon.
Së treti, strategjia e ndjekur në ndërtimin e koalicionit "madhështor", ku vetëm fjalën ka të tillë, se përmbajtja është një listë me parti kryetarësh ku shumica prej tyre duke qenë se që në 2009 janë pjesë e listave të PD kanë humbur identitetin dhe elektoratin e tyre. Edhe ato pak mbështetës që kishin fal qeverisjes 2005 = 2013 në nivel administrate sot në opozitë, nuk dihet ku janë dhe për cilin votojnë. Po ashtu edhe ish LSI sot PL është në kuotat më të ulta referuar disa sondazheve krahasuar me vite më parë. I vetmi koalicion që do bente kuptim dhe do maksimizonte votën brenda PD do ishte koalicioni së pari me Aleancën Euroatlantike, E djathta 1912, Mundësia dhe në nivel opozitar me parti të reja antisistem, plus partitë ekzistuese që janë aktualisht pjesë e koalicionit. Një koalicion i tillë do të grumbullonte votën brenda PD dhe atë të opozitës në nivel koalicion dhe do ti jepte kuptim fjalës madhështi si në numër partish por edhe në numër votuesish.
Së katërti, ideimi i listave të mbyllura të koalicionit "madhështor", më shumë ndihmuan demokratët për të kuptuar se me çfarë mentaliteti humbës futet kjo forcë politike në këto zgjedhje, sesa për të përçuar shpresë për fitore te militanti i thjeshtë. Blindimi me figura të rëndësishëme dhe kryetar partish në lista të mbyllura e ilustron këtë gjë.
Së pesti, organizimi i mitingut për mbylljen e Tik Tok i frymëzuar më shumë jo si shqetësim i të rinjve për këtë akt censure të kryeministrit, por më shumë me shpresën se vala e protestave të të rinjëve në Beograd apo Athinë do të inspiroj edhe të rinjë në Tiranë për të protestuat rezultoj një fiasko. Mitingu ishte më shumë një mesazh i të rinjve për opozitën sesa për qeverinë.
Referuar komponentëve të më sipërm të ideuar nga konsulenca amerikane Lacivita, deri tani "madhështoria" dhe "amerikane" mbeten si fjalë kyçe, por jo efektet pozitive të pritshme të kësaj konsulence. Ndoshta dhe vetë Berishës më shumë këto dy fjalë i duhen, sesa rezultati që ka kohë që e di si do jetë.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128