Për ata që mbështesin Bashën me stilin e Berishës!

6 Janar 2024, 10:34 / IDE NGA ALBAN DACI

Për ata që mbështesin Bashën me stilin e Berishës!
Lulzim Basha është një figurë shumë e rëndësishme në dimensionin e tij prej shtetari dhe këtë e ka dëshmuar karriera e tij relativisht e gjatë dhe e sukseshme në detyrat shtetërore që ka mbuluar nga 2005 e deri më sot! 

Sigurisht Basha është një figurë shumë e rëndësishme politike për shkak te eksperiencës së tij si drejtues i PD dhe Opozitës.

Dimensioni politik i Bashës është cenuar nga sulmet agresive dhe nga propaganda e madhe e diregjuar nga Berisha, që besonte më shumë se kushdo tjetër në cilësitë e tij, por gjërat ndryshuan brenda një nate nga momenti që Berisha u shpall Non Grata dhe Basha për interesin politik të PD dhe të demokratëve ishte i detyruar të merrte vendimin për ta pezulluar nga grupi parlamentar.

Ndryshimi i menjëhershëm dhe 360 gradë i Berishës ndaj Bashës tregojë kulturën e tij politike prej autoritari duke e sulmuar dhe akuzuar edhe atë siç ka bërë më parë me të gjithë të tjerët që nuk kanë qenë më të.
Sot, ka një konkurs të neveritshëm të ndarë në dy skuadra.

Skuadra e militantëve të Berishës që e sulmojnë Bashën pa limite as njerëzore duke tentuar t'a paraqesin si tradhtar, gjumash, të paaftë, të dështuar dhe pa mbështetje. Këtij grupi nuk ju intereson asnjë lloj ballafaqimi faktesh apo provash, por pranojnë si vërtetësi absolute ato që thotë Berish dhe në thelb është fakti se sipas tyre Basha ka tradhtuar "babain" e prandaj ka bërë mëkatin më të rëndë në familjen politike të Partisë Demokratike.

Nuk dua të rimerrem me faktin se kush ka tradhtuar kë, por një gjë është e sigurt njeriu që është tradhtuar politikisht nga Berisha e nga shumë të tjerë që ishin edhe sponsorizimi i tij politik është pikërisht Basha! Megjithatë kjo çështje nuk është tema e këtij artikulli.
Skuadra tjetër në një numër më të reduktuar, me formim ndonjëherë edhe modest intelektual është ajo që mund të konsiderohen militantë dhe servilë të pa ftuar të Bashës që po përdorin thuajse të njëjtën dialektikë, ndonjëherë edhe të dhunëshme dhe pa etikë duke sulmuar skuadrën e Berishës e për pasojë edhe vetë Berishën.

Jo pa qëllim i quaj servilë të pa ftuar, sepse e përdorin servilizmin në formë vullnetare duke shpresuar se duke i shërbyer Bashës pa kushte e pa racionalitet mund t'i afrohen për ndonjë kafshatë politike ose privilegjesh. Thuajse në të gjitha rastet nuk ua ka kërkuar Basha një sjellje të tillë e për këtë arsye i konsideroj "servilë vullnetarë".

Basha nuk ka nevojë të mbrohet duke sulmuar Berishën në mënyrë të dhunshme e thuajse edhe demagogjike siç e bëjnë kundërshtarët e tij, sepse është ndryshe nga ai, nga historia politike e tij e për këtë arsye nuk mund të kenë strategji të njëjtë të komunikimit politik.

Për fatin e mirë Basha nuk është as Non Grata e për këtë arsye është shumë më komode për t'a mbrojtur politikisht atë kundrejt Berishës! Shërbimi më i mirë që mund të bëhet ndaj Bashës është mbajtja e qëndrimeve racionale ku nuk lëvdatat e kritikat duhet të jenë në të njëtën peshore në mënyrën e të menduarit e të shprehurit!

Situata e Berishës është kështu edhe për faktin se ai është rrethuar vazhdimisht nga servilë që më shumë kanë përdorur lëvdatën e gënjeshtrën e shumë pak të vërtetën racionale duke ndihmuar kështu që pikërisht Berisha të humbas lidhjen me realitetin e të krijojë një dimension imagjinar sa ka filluar tra trajtojë e t'a konsiderojë si të vërtetë! Kjo gjë nuk duhet të ndodh me Bashën!

Ekzistenca politike apo kauza politike e Bashës nuk duhet të lidhet me ekzistencën e Berishës! Në këtë drejtim duket se Basha është një hap para këshilltarëve e servilëve të tij duke mos u marë fare me Berishën apo me tradhtarët e tjerë që e tradhtuar duke bërë llogari se nga ku mund të anonte peshorja e pushtetit dhe e privilegjeve.

Basha duhet të trajtohet si sukses ose mundësi suksesi politik se është ose duhet të jetë më çdo kusht ndryshe nga Berisha dhe modeli i tij politik që është bazuar mbi militantizëm, fanatizmin politik e mbi dhunën e agresivitetin pa rezerva ndaj kundërshtarit! Basha duhet mbështetur politikisht pikërisht, sepse është krejt ndryshe nga Berisha!

Po ndodh...