Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!

Sali Berisha po thërret sërish protestë. Pasi me votën e tij e çoj Edi Ramën në tryezën e Donald Trump, dhurata me e madhe në këtë moment krize për Ramën, tani thërret militantët, gjoja për ta rrëzuar.
Por Rama, duhet ti jetë aq mirënjohës, sa për ti kthyer nderin Berishës, sa që rrezik që të organizojë edhe socialistët, ti bashkohen nesër ortakut të vetëm që i ka mbetur.
E vërteta është se me autobusë, mashtrime dhe turmë të komanduar drejt Tiranës, Berisha, po i thërret jo për ta rrëzuar Edi Ramën, por për të shpëtuar veten. Sepse Berisha e di shumë mirë se Rama, nuk rrëzohet me protesta folklorike. Rama rrëzohet vetëm kur i hiqet justifikimi politik që e mban në këmbë: Vetë Sali Berisha!
Këto protesta nuk janë presion ndaj pushtetit. Janë presion brenda Partisë Demokratike. Janë sinjal force ndaj atyre që Berisha i sheh si kërcënim, për fronin e tij personal. Sot objektivi nuk është Rama, por Salianji, kushdo që mendon ndryshe nga ai dhe të gjithë ata demokratë që nuk i hanë më gënjeshtrat e tij 4-vjeçare. Prandaj po pastrohen listat, po përjashtohen zërat kritikë dhe po mbytet çdo alternativë. Berisha sot ka frikë nga demokratët, jo nga Rama.
E vërteta është e thjeshtë:
Nëse Sali Berisha do vërtet rrëzimin e Edi Ramës, do t’i duheshin vetëm tre minuta: Të dilte para kamerave dhe të jepte dorëheqjen. Asnjë protestë. Asnjë kaos. Vetëm dorëheqje.
Me atë akt:
PD do të çlirohej nga pengmarrja.
Të larguarit, të rinjtë dhe intelektualët do të ktheheshin në PD
SHBA, Britania dhe Europa do t’i hapnin derën opozitës.
Rama do të mbetej pa alibinë e tij kryesore, për të qëndruar në pushtet.
Sepse sot Rama qeveris jo për shkak të forcës së tij, por për shkak të dobësisë së qëllimshme të opozitës me Sali Berishën në krye.
Por Berisha nuk e bën këtë. Pse? Sepse ai nuk e do largimin e Ramës. Rama është mburoja e tij politike, armiku i përhershëm që justifikon çdo dështim, çdo humbje dhe çdo pengmarrje të PD-së. Pa Ramën, Berisha do të duhej të jepte llogari.
Kjo është arsyeja pse opozita nuk fiton. Jo sepse Rama është i pathyeshëm, por sepse Berisha nuk dëshiron fitore. Ai dëshiron konflikt të përhershëm, parti të dobët dhe pushtet personal, për tu mbrojtur nga drejtësia dhe non gratat, de jure dhe de fakto, që ka nga gjithë Perëndimi.
Dhe derisa opozita të kuptojë këtë të vërtetë të hidhur, Edi Rama, do të vazhdojë të qeverisë– jo falë meritës së tij, por falë frikës së Sali Berishës, nga fundi i vet politik dhe penal/Alfapress.al
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
