Propaganda e Berishës dhe thelbi i akuzave ndaj Flamur Nokës- Për çfarë po hetohet në të vërtetë!

6 Shkurt 2026, 14:51 / EDITORIAL ALFA PRESS

Propaganda e Berishës dhe thelbi i akuzave ndaj Flamur Nokës- Për

Dalja e fundit publike e Sali Berishës në mbrojtje të Flamur Nokës, ka rikthyer në qendër të debatit një çështje që prej kohësh shoqëron Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike: Akuzat për pasurinë, burimin e saj dhe përfitimet e dyshuara nga funksionet publike. Në vend të sqarimit të këtyre çështjeve, Berisha, ka zgjedhur të ndërtojë një narrativë tjetër, duke e zhvendosur debatin tek ajo që ai e quajti rasti i “Range Rover”-it dhe duke përmendur emrin e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, një kompani është kontrolluar për dokumentet e një automjeti të Flamur Nokës dhe gjatë verifikimit është pretenduar, se makina rezultonte e blerë nga Lulzim Basha, duke e paraqitur këtë si provë të një manipulimi ndaj Nokës. Por kjo është qartësisht, një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga thelbi i çështjes, pasi hetimet dhe akuzat publike ndaj Nokës nuk lidhen me pronësinë e një automjeti apo me ndonjë “Rënxh të Lulit”, por me çështje shumë më të gjera që lidhen me pasurinë dhe përfitimet e dyshuara ndër vite. Genjeshtra e trashë, por jo për herë të parë, e Berishës është “Rënxhi i Lulit”. Nëse do të ishte vërtet i Lulit, atëherë edhe do të kishte zero shanse që atë ta kishte në përdorim Flamuri, siç edhe e ka. Por ajo është makinë e PD dhe si e tillë, nuk është pronë private. Në fakt, Flamur Noka, nuk po hetohet për këtë, dhe manipulimi i Berishës tregon se problemi është shumë i madh.

Pasi në thelb, Flamur Noka përballet me disa akuza të tjera. Një prej tyre lidhet me vilën në Gjirin e Lalëzit, për të cilën është bërë kallëzim publik nga deputeti Gazment Bardhi, duke kërkuar verifikim mbi burimin e financimit dhe mënyrën e përfitimit të pronës. Çështja është kthyer në objekt debati politik dhe kërkesash, për transparencë.

Një tjetër akuzë lidhet me periudhën kur Noka ka qenë pjesë e Entit Kombëtar të Banesave. Sipas pretendimeve të ngritura publikisht, familjarë të tij– përfshirë motrën dhe vëllezërit– kanë përfituar apartamente në Sarandë si të pastrehë, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe përdorim të pozicionit publik për përfitime familjare. Këto pretendime janë përmendur si pjesë e verifikimeve të kërkuara nga organet e drejtësisë.

Në qendër të debatit mbetet edhe çështja e pasurisë së deklaruar. Kundërshtarët politikë pretendojnë se pasuritë e Nokës, përfshirë apartamente në zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe automjete me vlerë të lartë, nuk përputhen me të ardhurat e deklaruara nga paga e deputetit dhe të ardhurat familjare.

Një nga çështjet kryesore lidhet me një apartament në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, në të ashtuquajturin “Pallati i Kuq”, me sipërfaqe rreth 190 m² dhe një garazh prej rreth 70 m², të deklaruar me vlerë 173 mijë euro. Sipas akuzave të ngritura publikisht, vlera reale e kësaj pasurie pretendohet të jetë shumë më e lartë, duke ngritur dyshime mbi burimin e financimit dhe përputhjen me të ardhurat e deklaruara nga Noka dhe familja e tij.

Në të njëjtën linjë përmenden edhe blerjet e automjeteve, ku thuhet se Noka ka blerë një automjet me vlerë rreth 40 mijë euro dhe një tjetër me vlerë disa milionë lekë, duke sjellë sërish në debat çështjen e burimit të të ardhurave.

Një tjetër pikë e akuzave lidhet me përfitimin e një kredie me interes zero në vitin 2009 nga Enti Kombëtar i Banesave, si i pastrehë, në një kohë kur Noka kishte qenë vetë pjesë e bordit drejtues të këtij institucioni. Me këtë kredi ai bleu një apartament rreth 83.7 m² në zonën e ish-Bllokut, i cili sipas pretendimeve u shit disa vite më vonë me një, çmim shumë më të lartë. Sipas kritikëve dhe medieve, kjo manovër i ka mundësuar më pas blerjen e një prone më të madhe në zonën e Liqenit Artificial.

Po ashtu janë ngritur pyetje mbi burimin e financimeve për aktivitetet politike të periudhës së “Foltores” dhe organizimeve, të lidhura me lëvizjen e Berishës brenda PD pas shpallje "Non Grata".

Në këtë kontekst, Berisha thjesht po mundohet të krijoj një debat paralel dhe për të relativizuar akuzat, duke i paraqitur ato si sulme politike.

Berisha i cili po ashtu si Noka po hetohet për pastrim parash, e ka të rendësishme të devijojë debatin. Të dy por edhe të tjerë në rrethin e parë të "revolucionit" Anti-SHBA dhe Anti-Drejtësi, i cili po gjurmohet nga Prokuroria e Posaçme, siç e pranon vetë Berisha.

Por Berisha një gjë nuk ka sqaruar ende: A udhëton dot Flamur Noka për në Britani të Madhe dhe SHBA, se ai vetë dihet?/Alfapress.al

Po ndodh...

ide