Pse Rama me 83 mandate ndihet i friksuar nga SPAK

Ka një të vërtetë që politika përpiqet ta fshehë: pushteti i madh nuk e zhduk pasigurinë, e thellon atë. Edi Rama sot ka 83 mandate. Një shumicë që në letër duket e pathyeshme, por përballë një institucioni si SPAK, shumica parlamentare nuk është mburojë.
Frika reale nuk vjen nga opozita. Ajo vjen nga drejtësia kur ajo nuk kontrollohet dhe SPAK këtë tërmet ka bërë në klasën tradicionale politike. Koha politike po na tregon se kur hetimet prekin nivele të larta të qeverisjes, çdo shumicë numerike bëhet statistikë, jo garanci.
Rruga për në Bashkimin Europian nuk kalon nga propaganda, por nga standardet. Kur Rama po fliste për “shpatën” e drejtësisë dhe nxirrte mëllefin kundë SPAK, në Parlamenti Europian u tha qartë sot se: korrupsioni mbetet problem madhor dhe rezultatet konkrete janë kusht për mbylljen e kapitujve deri në 2027. Raportuesi Andreas Schieder dhe eurodeputetë si Andrey Kovatchev e Michael Gahler kërkuan prova që askush nuk është mbi ligjin, konkretisht shigjetuan, mbrojtjen që Rama po i bën Ballukut, një panoramë që flet me një regjistër të qartë komunikimi.
Alexis de Tocqueville shkruante se “forca e demokracisë matet nga mënyra se si ajo vendos kufij mbi pushtetin.” Nëse një qeveri fillon të ndjejë pasiguri përballë drejtësisë së pavarur, kjo do të thotë se kufijtë po funksionojnë.
Pikërisht këtu qëndron thelbi: nëse integrimi europian kalon përmes një drejtësie të fortë, atëherë SPAK nuk është problem për vendin, është provë për pushtetin. Në momentin që ligji vepron pa përjashtime, pushteti duhet të pranojë të jetë i barabartë me qytetarin.
83 mandate mund të mjaftojnë për të kontrolluar votat në Parlament. Por ato nuk kontrollojnë hetimet. Nuk kontrollojnë raportet e Brukselit. Nuk kontrollojnë perceptimin se Shqipëria do të matet me standarde, jo me shumicë numerike.
Prandaj pyetja nuk është sa i fortë është Rama në Kuvend. Pyetja është sa i qetë është ai përballë një institucioni që nuk e kontrollon. Se kur pushteti përballet me kufirin e ligjit, aty fillon testi i vërtetë i demokracisë.
Prandaj pyetja nuk është sa i fortë është Rama në Kuvend. Pyetja është sa i qetë është ai përballë një institucioni që nuk e kontrollon. Se kur pushteti përballet me kufirin e ligjit, aty fillon testi i vërtetë i demokracisë.
Prandaj nuk bëhet fjalë për shumicën që Rama ka në Kuvend, por për qetësinë që nuk mund ta blini me mandate. Në thelb pushteti që matet vetëm me numra, nuk kupton se ligji është matësi i vërtetë i forcës.
Siç thoshte Platoni, “ata që pushtetin e shohin si lojë, përfundojnë duke u shndërruar në lojë të tij.”
83 mandate mund të mbajnë sallën nën kontroll,
por përballë një institucioni të pavarur, ato janë vetëm heshtje e brishtë. Në fund, demokracia nuk provohet nga fuqia që ka pushteti, por nga frika që ndjen kur ligji nuk pyet për asnjë.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128