Sali Berisha pranon aleancën me Ndranghetën për të marrë kontrollin e PD, kur nisi Foltoret

Ngjarjet e fundit në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë po nxjerrin në dritë një realitet të fortë dhe të pakëndshëm për mënyrën se si Sali Berisha zhvilloi betejën e tij për të marrë kontrollin e partisë: Një betejë që sipas zhvillimeve dhe akuzave që po dalin nga vetë brenda PD-së, u mbështet nga figura të lidhura me botën e krimit.
Dje, në selinë blu u shfaqën disa nga njerëzit që dikur i dolën në krah Berishës në momentet më kritike, kur ai u shpall “Non Grata” nga SHBA dhe nisi përplasjen me Lulzim Bashën i cili kërkonte që PD të mbetej në krah të aleatëve të saj natyralë. Ishin po këta individë që e ndoqën në çdo hap, madje edhe në aktet më ekstreme, siç ishte tentativa për të marrë me forcë selinë e PD-së — një ngjarje e paprecedentë dhe e krahasueshme me një grusht shteti.
Ata që dje i përdori për të “ekzekutuar” demokratët që zgjodhën SHBA dhe jo Berishën sot po i përjashton, duke treguar se cili është qëllimi i tij i vetëm që në fillesë.
Por sot, historia ka bërë një karma, një kthesë ironike. Ata që dje ishin “ushtarët” e Berishës, sot janë të përjashtuarit e tij. Figura si Dritan Burgija dhe Arlind Boshku dolën publikisht dhe akuzuan Berishën për shkelje statuti, mungesë transparence dhe vendimmarrje arbitrare. Ata kërkojnë ballafaqim me Berishën, por u përballën me heshtje dhe dyer të mbyllura të selisë të cilën tentuan ta pushtonin me dhunë për hesap të Berishës, 4 vite më parë. Sot Berishës nuk i duhen më ushtarët e vjetër me të cilët kërkoi ta merrte me hunj partinë, sepse i ka zëvëndësuar me ata pa shtyllë kurrizorë të cilët për një karrige, i rrinë në gjunjë 24 orë.
Në këtë klimë përçarjeje, del në pah një tjetër element edhe më i rëndë: Vetë njerëzit që ishin në vijë të parë të mbështetjes për Berishën po ekspozohen nga ai vetë, si figura problematike. Rasti i Lavdosh Seranit është më domethënësi. Ai që ka qenë aktiv në strukturat e PD-së dhe "ushtar i Berishës për 35 vite" siç deklaroi vetë, ai që i ka hapur fushatën e rimarrjes së PD Berishës në Durrës duke i qëndruar në krah në momente të vështira personale, sipas raportimeve të publikuara nga vetë gazeta RD e cila vepron me urdhër të Sali Berishës — rezulton se ky person ka lidhje me Ndranghetan, një nga organizatat më të rrezikshme kriminale në Europë, e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash!
Kjo situatë e krijuar nga vetë Berisha sot, ngre një akuzë të fortë publike: A është përdorur mbështetja e individëve me të shkuar kriminale për të fituar një betejë të brendshme politike? Dhe nëse po, a ishte ky çmimi që u pagua për të rrëzuar Bashën dhe për të marrë kontrollin e PD-së? Berisha është sot non grata nga Britania e Madhe, pikërisht për lidhje me krimin e organizuar. Dhe për këtë fakt ka edhe certifikim përfundimtar nga institucionet britanike të drejtësisë, pasi vetë Berisha hapi gjyq aty.
Ironia më e madhe qëndron në faktin se sot vetë struktura e Berishës kur iu prekën interesat po i nxjerr në pah këto figura, të cilat i ka përdorur për vite me rradhë, duke i denoncuar sot publikisht. Pra, ata që dje ishin ushtarë në “luftën” kundër Lulzim Bashës, sot paraqiten si prova e errët e asaj beteje.
Ndërkohë, zërat kritikë brenda PD-së po shtohen. Edhe mbështetës të vjetër të Berishës po distancohen, duke e akuzuar drejtimin për sjellje autoritare dhe për kthimin e partisë në një strukturë të mbyllur, ku kundërshtimi ndëshkohet me përjashtim, një model si ai i Enver Hoxhës.
Ajo që po del në sipërfaqe është një tablo shqetësuese: Një parti e përçarë, një lidership që ka përdor krimin e organizuar dhe partinë në pushtet në luftën e brendshme politike, për të marrë kontrollin e partisë duke rrëzuar Bashën me mjete ekstraligjore.
Dëshpërimi i Sali Berishës sot e bën më të qartë hallin e tij. Pesë vite pas shpalljes "Non Grata" nga SHBA dhe me 11 milion euro të paguara për ta hequr atë, nuk ka ndryshuar asgjë dhe gjasat për të kundërtën janë afër zeros. Me ndihmën e krimitë të organizuar dhe Edi Ramës ai kapi kontrollin e PD, të paktën përkohësisht. Rezultati: Ajo është sot më e përçarë, më e dobët më e vogël se kurrë më parë në historinë e saj, por mbi të gjitha e vetmja patericë dhe alibi që mban qeverisjen e korruptuar të Ramës në pushtet. Por është edhe më keq: Sali Berisha është kthyer me vetëdije në një vasal të Edi Ramës, siç tregoi vota për ta çuar këtë të fundit në Shtëpinë e Bardhë. Paranoja për të mbajtur nën kontroll atë pjesëz të PD të cilën e përdor për tu paraqitur në SPAK dhe GJKKO si "Lider i opozitës" i goditur politikisht, po e shtyn drejt akteve qesharake, si përjashtimi i atyre që i qëndruan në krah, por që sot e kuptojnë se me Berishën ka vetëm ditë të zeza përpara./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128