Salianji i zbardhi paktin me Ramën, Berisha ju rikthehet sulmeve ndaj Bashës!

28 Mars 2026, 19:03 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

Salianji i zbardhi paktin me Ramën, Berisha ju rikthehet sulmeve ndaj

Sali Berisha po përpiqet të shmangë vëmendjen nga dalja në dritë e marrëveshjes së tij me Edi Ramën, për ta lënë këtë të fundit në pushtet deri në vitin 2033.

Sot, kur Edi Rama është më i dobët se kurrë, i zhytur në krim dhe korrupsion, dhe kur Sali Berisha ka në dorë vulën dhe flamurin e PD-së, ai nuk sulmon Ramën, por Lulzim Bashën.

E tmerrshme dhe e turpshme kur sheh, deri në çfarë pike është gjunjëzuar Sali Berisha para Edi Ramës!

Në kulmin e skandaleve që shoqërojnë qeverisjen e Edi Ramës, Sali Berisha, deklaron se protesta drejtohet kundër Lulzim Bashës, duke pretenduar se ky i fundit synonte një koalicion me Ramën pas zgjedhjeve të vitit 2021, ndërkohë jemii në 2026 dhe Edi Rama ka marrë 300 mijë vota më shumë në 2025, me Sali Berishën në krye të PD.

Megjithatë, kjo tezë ngre një pyetje logjike: Pse një kryeministër që siguroi 74 mandate, së bashku me 3 mandate nga aleati i tij Tom Doshi, duke arritur një shumicë prej 77 mandatesh, do të kishte nevojë të ndante pushtetin me opozitën?!
Nga ana tjetër, nëse shpallja “non grata” e Sali Berisha në maj përbënte një barrë për Partinë Demokratike, e dobësonte opozitën përballë faktorit ndërkombëtarë, e çfarë i duhej Ramës?!

Momenti kur këto akuza u artikuluan është domethënës: Ato erdhën pasi Lulzim Basha artikuloi një zgjedhje strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo me Sali Berishën.

PD me Berishën në krye sot është dhe më e dobët, më e izoluar dhe më e nevojshëm për Ramën se sa mund të ishte me Bashën dje.

Interesat e Ramës dhe Berishës sot janë të njëjta: Lufta kundër drejtësisë!

Risjellja në vemendje e akuzave të dala boje ndaj Lulzim Bashës i cili mesa duket për ti hequr çdo alibi Sali Berishës e ka lënë vetëm përballë shqiptarëve dhe demokratëve, ngre pikëpyetje serioze mbi qëllimin real të aksionit opozitar dhe rrezikon të perceptohet si përpjekje për të devijuar debatin publik.

Frika e Berishës është dhe drejtësia! Dhe përveç çështjeve private që ka Berisha aty, drejtësia duhet të flasë edhe për padrejtësin e vulës së PD-së.

Nuk ka shqiptar që nuk e di se Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, i dha vulën Sali Berishë në mënyrë flagrante dhe në shkelje të çdo praktike. Por kjo çështje po hyn në një fazë ku të dyja palët e kanë gjithnjë e më të vështirë të ndikojnë mbi Gjykatën e Lartë, ndërsa rreziku që çështja të përfundojë në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbetet real.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, vazhdon të jetë “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Mbretërinë e Bashkuar, i padëshiruar në Evropë, i pandehur për korrupsion dhe në hetim për pastrim parash. Kjo jo vetëm që i rrëzon dhe i bën pakuptim të njëjtat akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës, por edhe e ekspozon përballë demokratëve që i ka mashtruar për katër vite.

Në këtë kontekst, Sali Berisha, risjell narrativa të vjetra kundër Lulzim Bashës, me shpresën se do të harrohet bashkëpunimi i tij real me Edi Ramën.

Përballë pakënaqësive të mëdha brenda demokratëve për pazaret me Ramën dhe bunkerizimin e PD-së, kjo qasje po e bën atë gjithnjë e më qesharak. Shqiptarët dhe demokratët e kanë kuptuar se gjithçka e thënë për Lulzim Bashën ka qenë një gënjeshtër.

Sot jo vetëm shqiptarët dhe demokratët, por edhe njerëzit më të afërt të tij e dinë se problemi i vetëm dhe i gangrenizuar i PD, është vetë Sali Berisha./Alfapress.al

Po ndodh...

ide