SHBA shuplakë Berishës, Biden-Trump vlerësojnë Dumanin, mbështesin hetimet për korrupsion

10 Dhjetor 2024, 20:32 / EDITORIAL NGA BATO KOSOVA

SHBA shuplakë Berishës, Biden-Trump vlerësojnë Dumanin,
Dje ishte një ditë e zezë për Berishën. “Armiku “ i tij Dumani u shpall hero nga Biden e Trump, e nje tjetër proamerikan u fut në listën e zezë. Kaq mjafton për të rrezuat propaganden e Berishës.

Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij kanë nisur, që prej fitores së Trump, një fushatë për të bindur sipërmarrës dhe mbështetës të ndryshëm se në shkurt do t’i hiqet statusi non grata dhe ai do të bëhet kryeministër.

Megjithatë, dje duket se kjo fushatë mashtruese e Berishës mori një goditje të rëndë për këdo që ka qoftë edhe pak njohuri mbi mënyrën si veprojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Altin Dumani, një nga figurat që Berisha sulmon çdo ditë, u shpall “kampion i luftës kundër korrupsionit dhe krimit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Ky vlerësim vjen pas një koordinimi të ngushtë mes institucioneve amerikane, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, CIA-n, DEA-n dhe të tjerë. Që prej ardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, vendimet kryesore konsultohen mes dy administratave, siç ka deklaruar Mike Waltz, këshilltari i emëruar nga Trump për sigurinë kombëtare.

Pra, SPAK ka mbështetjen e plotë amerikane për të vijuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për më tepër, dje SHBA futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, një nga figurat më proamerikane atje. Ky është një paralajmërim i qartë se Sali Berisha duhet të shohë veten në të njëjtën pasqyrë nën administratën Trump.

Duke analizuar emrat e personave të shpallur non grata, rrëzohen të gjitha pretendimet dhe akuzat e Berishës. Në listën e zezë janë 3 socialist, nje demokra ( Berisha) një prokuror dhe një pronar mediash.

Nga këta, ish prokurori i përgjithshëm, njeriu qe kontrollonte Berisha dhe Tom Doshi nga Administrata Trump, ndërsa pjeaa tjetër nga administrata Biden. Qartësisht me i godituri nga sanksionet amerikanë është Edi Rama dhe pse Berisha vijon viktimizimin duke dashur të mbaj peng demokratetë

Historiku i non gratave:

Adriatik Llalla 15 shkurt 2018 nën presidencën Trump

“Sekretari i Shtetit Rex Tillerson ka shpallur publikisht “non grata” ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptare (z.) Adriatik Llalla në bazë të nenit 7031 (c) të Ligjit për Buxhetin e Konsoliduar të FY 2017 për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Sekretari po ashtu shpall publikisht bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmija tjetër i tij, jo amerikan.”

Tom Doshi 16 prill 2018 nën administratën Trump

Sipas deklaratës, “Departamenti e shpalli publikisht” z. Doshi si të padëshirueshëm dhe të palejuar për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara pasi ka informacion të besueshëm se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose dhunim të rëndë të të drejtave të njeriut, këta individë dhe anëtarët e familjes së tyre nuk lejohet të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”,” thotë deklarata.

Vangjush Dako 31 korrik 2019 vendim i marrë nën presidentin Biden

“Sekretari i Shtetit po e përcakton publikisht kryetarin e bashkisë së Durrësit në Shqipëri Vangjush Dako, sipas Seksionit 7031(c) të Departamentit të Shtetit FY 2019. Seksioni 7031 (c) parashikon që, në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion të besueshëm se zyrtarë të huaj kanë qenë të përfshirë në një korrupsion të konsiderueshëm ose një shkelje të madhe të të drejtave të njeriut, ata individë dhe anëtarët e tyre të ngushtë të familjes nuk kanë të drejtë për hyrje në Shtetet e Bashkuara.”

Aqif Rakipi 11 prill 2022 nën administratëm Biden

“ Aqif Rakipi (Skënder Ejylbegaj) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsionlidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete", shkruan Departamenti i Thesarit amerikan.

Ylli Ndroqi (11 prill 2022)

“Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaciu) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete", shkruan Departamenti i Thesarit amerikan.

Sali Berisha (19 maj 2021)

“ Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” - thuhet në Deklaratën e DASH.