Shumica e qytetarëve nuk e duan, por si mund të rrëzohet Rama pa një opozitë?!

28 Qershor 2022, 15:28 / EDITORIAL NGA ERL KODRA

Shumica e qytetarëve nuk e duan, por si mund të rrëzohet Rama pa

Ajo çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike ngjan me një ushtri të shpartalluar, në një luftë pa principe dhe kuptim. Ndërkohë Edi Rama “qeverisë” vendin si ia do kokrra e qejfit, tre formacionet e “ushtrisë” opozitare enden në tymnajë, pa busull, pa drejtim, pa të ardhme. Çdokush që thotë të kundërtën, opozitar apo gazetar qoftë, gënjen vetën në rastin më të mirë, ose gënjen qëllimisht. Arsyet dihen, ndaj nuk duhet harxhuar asnjë fjalë dhe asnjë minutë për të treguar rrugën pa krye që ka marrë Foltorja. Ata që kanë sy të shohin, veshë të dëgjojnë dhe tru të mendojnë, e kuptojnë fare mirë se gjithçka ishte një lojë – lojë e pisët – që nuk i konsideroi kurrë interesat e demokratëve, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Shumica absolute e qytetarëve shqiptar nuk e duan Edi Ramën dhe Erion Veliajn, as qeverisjen e tyre. Ka 9 vite që Edi Rama dhe ministrat e tij “qeverisin” përmes vjedhjes, mashtrimit dhe krimit. Dhe sigurisht, kjo nuk është një metaforë, por fakt që e di i madh e i vogël. Puna është – si mund ta rrëzohet ai? Me këtë lloj opozite ai do të qeverisë edhe 10 vite të tjera, ose sa t’ia dojë “e bardha” zemër.

Shtrohet pyetja – a ka një rrugë për të shpëtuar Partinë Demokratike? Për momentin gjendja është katastrofë e vërtetë. Vetëm një mrekulli mund të kthejë fatet e PD-së nga asgjësimi dhe shpërbërja. Por ndonjëherë mrekullitë duhen kërkuar brenda vetes, sidomos nga ata njerëz që u dhimbset e ardhmja e vendit.

Përgjatë këtyre 10 muajve, vetëm një grup i vogël zërash publik ishin realisht të shqetësuar për atë që po ndodhte në Partinë Demokratike. Shumica e mediave dhe gazetarëve, megjithse ishin të bindur se kjo ishte receta e katastrofës, përsëri, në mënyrë perverse lavdëronin aksionin e flotoristëve, ndërsa Edi Rama fërkonte duart nga kënaqësia duke ushqyer konfliktin nën rrogoz. Çfarë neverie!

Të gjithë ata që u shqetësuan realisht për fatin e opozitës ishin (dhe janë) njerëz pa pushtet politik ose ekonomik. Ata mbetën të vetëm në aksionin e tyre opozitar, të braktisur edhe nga ata që i mbështetën. Është e vështirë të kuptohet vuajtja e atyre që e duan realisht vendin e tyre dhe pa interesa në mes. Zakonisht njerëz të tillë tallen dhe përçmohen. Për fat të keq, ky “popull” ka dhënë prova se më të mirët “i shpallë” armiq.

Të tre formacionet e PD-së gjenden në qorrsokak. Njëri më keq se tjetri – të paaftë të identifikojnë pika të përbashkëta afrimi. Dështimet e njëpasnjëshme në aksionin opozitar ia veshin njëri tjetrit, kur ndërkohë, ata janë veçse një tufë e stërmadhe dështakësh.

Diçka duhet bërë, por si e qysh është e vështirë të thuhet. E vështirë sa kohë që nuk jemi në gjendje të pranojmë se kemi dështuar si shoqëri për të kapur ndryshimin. Ndryshimin e elitave politike, ndryshimin në mendimin politik. Ne shajmë Fitim Zekthin dhe mburrim Tritan Shehun. Ne linçojmë ata që na thonë të vërteten, dhe hymnizojmë ata që na çojnë drejt humnerës për interesat e tyre.

Foltorja vazhdon rrugën e saj nga fitorja në fitore.

Edi Rama vazhdon qetësisht të tallë tr…ip me demokratët dhe shqiptarët. Mirë i kemi punët.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128