Unë propozoj “Dajon e Astirit” për president!

18 Prill 2022, 14:23 / EDITORIAL NGA POLI HOXHA

Unë propozoj “Dajon e Astirit” për president!

Sot Taulanti me Elisën nisën zyrtarisht në Kuvend në emër të Partisë Socialiste, procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Shfaqja ishte shumë serioze. Do nisin të konsultohen me opozitën dhe madje, ashtu si për kanabisin, do të konsultohen edhe me populli. Me atë popull, të cilit i kanë mohuar Referendumin!
Gjithsesi sado seriozë që të shfaqen ramistët, sado konspirativ që të deklarohet Berisha kur flet për “zarf mafioz me tre kandidatë” si dhe pavarësisht teatrit të “konsensusit” që po luajnë ambasadorët, ky proces tashmë është kthyer në farsë nga pikëpamja politike dhe në qesharak për opinionin publik.
Meqenëse situata është kështu, meqë delirantët, budallenjtë me shkollë dhe sidomos pasi femrat politikane apo jo, janë depiluar, prehur, krehur, zhveshur, ri-veshur dhe po bëjnë fotot e kuruara për këtë rast, edhe unë e kam një propozim për presidentin e ri të vendit.
Ai është “Dajo i Astirit”, një personazh atipik i rrjeteve sociale, i cili përfaqëson në fakt identikitin e presidentit, që i duhet aktualisht këtij vendi.
“Dajo i Astirit” është një personazh i rrjeteve sociale që ka më shumë ndjekës në Instagram (rreth 90 mijë) se të gjithë kandidatët sëbashku të vetë-ofruar deri më tani. Ai e nis ditën duke ju drejtuar shqiptarëve kudo ku jetojnë: Mirëmëngjes, zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë!
“Dajo i Astirit” kur e shajnë, tentojnë ta tallin apo kërcënojnë, nuk ju kthehet shqiptarëve me të njëjtën gjuhë, por përcjell vetëm një mesazh; Shikoni veten, fëmijët, familjet tuaja se politikanët i kanë siguruar të tyret deri në 7 breza.
“Dajo i Astirit” u bë i famshëm duke u futur live në pusetat pa kapak të lagjes ku binin natën kalimtarët dhe nuk dilte që aty deri sa të vinin punëtorët e “Lali Erit” që ti vinin kapakun.
“Dajo i Astirit” tallet me “Dajon e Surelit”, Lulzim Bashën, Ilir Metën, Sali Berishën, me “Teze Elisën” e “Teze Monën”, por bekon çdo ditë shqiptarët e varfër dhe sidomos emigrantët kudo nëpër botë.
Vetëm Ramën, Berishën, Bashën dhe Metën, imitojnë programet humoristike në TV-të shqiptare. Por edhe “Dajon e Astirit”, te Klanifornia!
Ai aktualisht është emigrant në Gjermani nga çdo ditë ju gjen punë “ditëzinjve” në Shqipëri. “Dajo i Astirit” shfaqet në rrjet me vegla pune dhe ju dedikon qindra të rinjve “përshëndetje” ekskluzive kudo ku të jenë; nga Shkodra në Sarandë, nga Greqia në Angli, nga Italia në Australi e SHBA.
Por nëse të gjitha këto e shumë veti të tjera nuk mjaftojnë për postin e presidentit, atëherë “Dajo i Astirit” ka edhe të tjera armë sekrete:
Është dhëndër në Skrapar, por mbi të gjitha e ka përshëndetur live nga fronti i luftës në Ukraninë, Muhamet Veliu!/Alfapress.al

Unë propozoj “Dajon e Astirit” për president!

 

Po ndodh...