1200 kredi të buta për qytetarët e Tiranës, nënkryetarja e Bashkisë: Ja kategoritë që mund të aplikojnë dhe kriteret

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi, në “Opinion” në News24 duke folur për kreditë e buta, tha se ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët.
Luarasi tha se risia këtë vit është se është rritur vlera maksimale e kredimarrrjes, ndërsa shpjegoi edhe kushtet që duhet të plotësojë një aplikant. Vlera e kredisë së butë që mund të aplikohet është 5.5 mln lekë të reja, ndërsa aplikantët duhet të plotësojnë formularin e parë dhe më pas ata duhet të plotësojnë dokumentacionin për të vijuar me fazat e tjera të procesit.
Nënkryetarja e Bashkisë tha se në rastet e çifteve të reja kemi kriterin e moshës, që nuk duhet të jetë mbi 40 vjeç.
Në vijim ajo sqaroi se për kredi të butë mund të aplikojnë prindërit e vetëm me fëmijë, nënat kryefamiljare, dhe këtu nuk është kriteri i moshës.
Ndërkohë një tjetër kategori që mund të aplikojë janë edhe familjet që mund të kenë një banesë, por ajo nuk plotëson hapësirat. Në këtë kuadër, nënkryetarja e Bashkisë solli si shembull një familje me 5 anëtarë që jeton në një garsonere.
Po sa është norma e interesit për kreditë e buta?
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se norma e interesit për ata që do të përfitojnë do të jetë gjatë gjithë periudhës së kredisë, 3 %. “Janë kredi me normë interesi fikse. Nëse do të ketë një ndryshim të normës së interesit mbi 3 % e dakordësuar, diferencën e paguan shteti”, tha Luarasi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
