50% më pak prodhim në Berat, prodhuesit e vajit të ullirit të pakënaqur me bilancin

9 Janar 2025, 19:31 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

50% më pak prodhim në Berat, prodhuesit e vajit të ullirit

Fermerët e fshatit Mbreshtan, në Berat, të njohur për frutikulturën, janë të pakënaqur me prodhimin e ullirit në mbyllje të këtij sezoni.

Thatësira që ka prekur këtë zonë gjatë periudhës së lulëzimit të ullirit, mungesa e fuqisë punëtore apo dhe cilësia e dobët e pesticideve ishin disa nga problematikat qe fermerët e kësaj zone u përballën gjatë këtij sezoni duke lënë të pa kënaqur ata por dhe pronarët e fabrikave te vajit të ullirit sipas të cilëve ky vit kishte 40 deri 50 % më pak prodhim se viti i kaluar

“Sezon shumë i mirë nuk ka qenë po 50 me 50 mund ta llogarisë unë për veten time, më shumë fermerët kanë problematikën e plehrave dhe pesticideve që nuk vijnë të siguruara dhe jo të kontrolluara, vete i bën spërkatjen ullirit ai nuk e jep efektin e merr tek ata po nuk e jep efektin sa duhet dhe si duhet”, thotë Feçor Zema, administrator i fabrikës së vajit.

“Problematikat për bujqësinë janë të shumta se mire ato të natyrës po janë dhe këto kështu që nuk ndërhyn dot me pesticidet, janë të vështira nuk i ndjekim dot, nuk e bën efektin e duhur”, shprehet Vangjel Ngjelo, fermer.

Mungesa e fuqisë punëtore ka detyruar fermerët të mbështeten tek familjarët e tyre për të nxjerrë në kohë prodhimin.

Mbreshtani dhe fshatrat e tjerë përreth tij numërojnë mbi 100 mijë rrënjë ulliri duke u kthyer në një nga burimet financiare të rëndësishme të fermerëve të kësaj zone./Euronews

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128